Subscribe

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla duke e dënuar me 2 vite burg.

 

Llalla është përjashtuar gjithashtu me 5 vite nga postet publike si dhe i janë sekuestruar 8 pasuri.

 

Në seancën e sotme ish-kryeprokurori Llalla nuk ishte prezent duke u përfaqësuar nga avokati i tij Sokol Hazizaj i cili tha se çështjen do e çojnë në Gjykatën e Lartë.

 

Hazizaj nuk pranoi të japë asnjë detaj lidhur me vendndodhjen e ish-kryeprokurorit Llalla, duke thënë se nuk ka informacion se në cilin spital është shtruar ai.

 

SINKRON…….

Nese Llalla nuk vetëdorëzohet, atëherë policia pritet ta shpallë në kërkim deri në arrestimin e tij.

 

Adriatik Llalla u bë zyrtari më i lartë shqiptar i dënuar ndonjëherë nga një gjykatë në vend.

 

Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.

 

Më pas, dosja u dërgua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, sot SPAK ku u kërkua edhe sekuestro për pasuritë ku përfshihen  një apartament 67 metra katrorë në Durrës dhe katër parcela toke me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 22 mijë metrash katrorë në periferi të Tiranës.

 

Pasi SPAK mbylli hetimet, disa akuza ranë, duke përfunduar dosja për gjykim për akuzën e fshehjes e të ardhurave kryer tre herë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *