Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
05 June 2026
Vizion fokus

Trump: SHBA do të fitojë ushtarakisht ose në letër,...

Sot mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, i pranishëm...

“Më duhen 60 mijë euro”, u prezantua si kushëriri...

Protestat, Shkurti: Kjo klasë politike po qelbet dhe duhet...

Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më të madhe...

Shkurti: E tmerrshme të mendosh se protestat janë të...

Shkurti: Kush është armiku i huaj që përmend Rama?...

Vengu: Çfarë është kjo teori që po shesim Shqipërinë?...

“Protesta ka dalë përtej Zvërnecit”, Kikia: Kjo është Gjenerata...

Shkurti: Në Tiranë protestohet kundër keqqeverisjes

E pazakontë! Burri i martuar do të padisë farmacinë pasi i zbuloi tradhtinë: Shkatërroi dy familje

1 Shtator 11:28

Një ngjarje e pazakontë në Kinë është bërë virale në rrjetet sociale, ku një burrë i martuar akuzon një zinxhir farmacies se “i shkatërroi martesën”, pasi sipas tij i zbuloi gruas lidhjen jashtëmartesore, përmes një telefonate të paqëllimshme.

Ngjarja ndodhi në provincën Guangdong, ku burri në fjalë tentoi të blejë pilula kontraceptive me vlerë rreth 2.2 dollarë, përmes një aplikacioni të farmacies. Por, për shkak të një “problemi me sistemin e pagesave”, transaksioni nuk u përfundua.

Stafi i farmacisë, në përpjekje për të konfirmuar blerjen, kontaktoi me numrin e regjistruar në kartën e anëtarësisë, i cili rezultoi të ishte i gruas së tij. Gjatë telefonatës, gruaja pyeti për natyrën e produktit dhe punonjësja e informoi hapur se bëhej fjalë për kontraceptivë.

Pas kësaj, bashkëshortja kuptoi gjithçka. Sipas burrit, jo vetëm që martesa e tij është drejt fundit, por edhe lidhja jashtëmartesore që kishte me një grua tjetër tashmë ka dalë në shesh duke shkaktuar “shkatërrimin e dy familjeve”.

Në një postim në rrjetin social Weibo, burri shpreh zemërimin e tij dhe pyet publikisht:

“Tani që gruaja ime i di të gjitha, dy familje janë në prag të kolapsit. Farmacia nuk mban asnjë përgjegjësi për këtë?”

Ai madje ka publikuar faturën e blerjes, bisedën mes bashkëshortes dhe farmacistes, si dhe një raport të bërë në polici.

Ekspertët: Nuk ka shanse ligjore

Megjithëse ai ka paralajmëruar padi ndaj farmacisë, ekspertët ligjorë në Kinë janë skeptikë. Avokati Fu Jian deklaroi për mediat:

“Ajo që ka çuar në prishjen e martesës është tradhtia bashkëshortore. Farmacia nuk ka shkelur ligjin, telefonata ishte një veprim rutinë për verifikim.”

Rast i ngjashëm edhe në SHBA

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta dhe krahasime me një incident të vitit 2018 në Long Island, SHBA, kur një burrë akuzoi një farmaci se zbuloi blerjen e një medikamenti për disfunksion erektil, duke çuar gjithashtu në divorc.

Në rrjetet sociale kineze, shumë komentues e kanë përqeshur burrin, duke shkruar se “po kërkon dëmshpërblim për gabimet e veta”.

/vizionplus.tv

 

Posted Under:
Anash Bota Gossip Lifestyle
Tagged:
framcai Padi Tradhti

Nga e njëjta kategori

Foto ilustruese

Pjesë e disa grupeve kriminale, 6 të arrestuar në Dubai ekstradohen sot në Tiranë

më shumë...

Trump: SHBA do të fitojë ushtarakisht ose në letër, mund të takohem me liderin suprem të Iranit nëse ka marrëveshje

më shumë...

Një nga speciet më të rrezikuara në botë, foka Monaka rikthehet në Gjirin e Orikumit

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

Foto ilustruese
9:26

Pjesë e disa grupeve kriminale, 6 të...

9:21

Trump: SHBA do të fitojë ushtarakisht ose...

9:21

Sot mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat,...

8:38

Një nga speciet më të rrezikuara në...

8:24

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

8:12

“Më duhen 60 mijë euro”, u prezantua...

11:13

Protestat, Shkurti: Kjo klasë politike po qelbet...

11:06

Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më...

10:37

Shkurti: E tmerrshme të mendosh se protestat...

10:27

Shkurti: Kush është armiku i huaj që...

10:08

Vengu: Çfarë është kjo teori që po...

10:04

“Protesta ka dalë përtej Zvërnecit”, Kikia: Kjo...

9:57

Shkurti: Në Tiranë protestohet kundër keqqeverisjes

9:53

“Banorët e Zvërnecit duan zhvillim”, Vengu në...

9:44

Protesat për Zvërnecin, Gashi: Uji që na...

9:39

Vrasja e efektivit në Maliq, Vengu: Do...

9:28

Çfarë çedoi në operacionin ku mbeti i...

8:38

BE-ja premton 100 mln euro për forcimin...

8:14

Parashikimi i motit për ditën e premte

7:39

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet...

Më të klikuarat

  • Efektivi i vrarë, Enea Mekolli DETAJE/ Efektivi Enea Mekolli vritet me armë gjatë operacion...
  • I biri vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagos...
  • Viktima Enea Mekolli, autori Violand Braçellari, i plagosuri Edison Adri Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminal...
  • Foto+Video/ Brenda stanit ku fshihej Violand Braçellari, ven...
  • “Në burg je një i vdekur që ecën”, Pëllumb Gjoka...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.