Analisti Mentor Kikia dhe gazetari Ardit Hoxha, të ftuar në “Quo Vadis” në ‘vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt ndanë opinionet e tyre për gjendjen aktuale të Partisë Demokratike dhe rolin e saj në sistemin politik.
Kikia theksoi se mazhoranca e ka sot të gjithë pushtetin në dorë, ndërsa opozita po zbehet, duke u përfaqësuar vetëm nga figura e Sali Berishës. Të dy theksuan se ekzistenca e një opozite funksionale është jetike për ruajtjen e demokracisë në vend.
Mentor Kikia: Rama edhe një 4-vjeçar tjetër e garanton me këtë popull. Unë shikoj rrezikun, se ka dy gjëra që ecin paralelisht, një PD që ka mbetur vetëm Sali Berisha që del tre herë në ditë në konferencë. Nëse ikën ai në spital dhe bëhet pa qejf aty zuri pluhuri derën.
Ardit Hoxha: Ka ndodhur në mes të fushatës. Iku dy ditë në Valencia dhe selia u kthye në shesh parkimi.
Mentor Kikia: Në bazë pastaj secili për vete zoti për të gjithë. Secili bën llogaritë eveta dhe s’kanë lidhje me opozitarizmin. Mazhoranca i ka të gjitha sot në dorë, dhe do duhet që opozita të ruhet si një domosdoshmëri për këtë demokraci që kemi./vizionplus.tv





