Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare, regjisori, aktori dhe skenaristi i njohur shqiptar, Leka Bungo.
Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij.
Lexo edhe :
Related Posts

Leka Bungo lindi më 28 shkurt 1944 në Vlorë dhe ishte një nga emrat më të spikatur të artit shqiptar, me kontribute të rëndësishme në teatër, film dhe televizion.
Ai kreu shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu” dhe më vonë një kurs njëvjeçar për regji në Institutin e Lartë të Arteve.
Regjisori ka lënë një trashëgimi të pasur në fushën e teatrit dhe kinemasë shqiptare.
Ai ka shkruar dhe realizuar dhjetëra drama dhe komedi, të cilat janë shfaqur në skenat teatrore shqiptare.
Së fundmi një nga veprat e tij më të njohura është komedia e zezë “Testamenti”, e shfaqur në Teatrin Kombëtar vitin e kaluar./vizionplus.tv






