E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ndahet nga jeta Leka Bungo, regjisori dhe aktori u shua në moshën 81-vjeçare

Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare, regjisori, aktori dhe skenaristi i njohur shqiptar, Leka Bungo.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij.

Leka Bungo lindi më 28 shkurt 1944 në Vlorë dhe ishte një nga emrat më të spikatur të artit shqiptar, me kontribute të rëndësishme në teatër, film dhe televizion.

Reklamë

Ai kreu shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu” dhe më vonë një kurs njëvjeçar për regji në Institutin e Lartë të Arteve.

Regjisori  ka lënë një trashëgimi të pasur në fushën e teatrit dhe kinemasë shqiptare.

Ai ka shkruar dhe realizuar dhjetëra drama dhe komedi, të cilat janë shfaqur në skenat teatrore shqiptare.

Së fundmi një nga veprat e tij më të njohura është komedia e zezë “Testamenti”, e shfaqur në Teatrin Kombëtar vitin e kaluar./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë