Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Festës së Kurban Bajramit.
Në një mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, ministri Hasani ka shprehur urimet më të përzemërta për qytetarët shqiptarë dhe familjet e tyre, duke e cilësuar këtë ditë të shenjtë si një mundësi për reflektim, paqe dhe solidaritet.
Ministri Hasani: Gëzuar Festën e Kurban Bajramit! Urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja. Qoftë kjo ditë e bekuar një burim paqeje, mbarësie dhe mirëqenieje për të gjithë.
Gëzuar Festën e Kurban Bajramit! Urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja. Qoftë kjo ditë e bekuar një burim paqeje, mbarësie dhe mirëqenieje për të gjithë.
Happy Eid al-Adha! Sincerest wishes to you and your families. May this blessed day bring peace, prosperity, and… pic.twitter.com/RFJUKQ3EYx
— Igli Hasani (@IgliHasani) June 6, 2025
Kurban Bajrami është një nga festat më të rëndësishme në Islam, e cila festohet nga myslimanët në mbarë botën.
Kjo festë përkujton gatishmërinë e profetit Ibrahim për të flijuar të birin si shenjë bindjeje ndaj Zotit, përpara se Zoti ta ndalonte dhe t’i dërgonte një kurban (dash) si zëvendësim.
Simbolika kryesore e Kurban Bajramit është sakrifica, besimi dhe mëshira, dhe festimi shoqërohet me therjen e kurbanit, ndarjen e mishit me familjarët, të afërmit dhe të varfrit.
Ajo është gjithashtu një kohë për falje, bashkim dhe ndihmë ndaj atyre që janë në nevojë./vizionplus.tv





