E ftuar në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, foli për fushatën zgjedhore dhe problematikat e saj.
Topalli tha se PD ka bërë me qindra denoncime për shkeljet që janë bërë në fushatë, si për presion ashtu dhe për blerje votash.
E pyetur nga moderatorja Borakaj, nëse zbritja e SPAK në terren ka sjellë ndonjë ndryshim, Topalli tha që të zbatohet ligji 100%, duhet të funksionojë i gjithë shteti.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Mbi 100 kallëzime janë bërë për këto zgjedhje, një pjesë e prokurorëve janë në terren. Flitet kaq shumë për arrestime, keni ju besim te kjo strukturë, a mendoni se i ka frenuar këto problematika?
Topalli: Po çdo rast i ndëshkimit të çdo korrupsioni është një detyrë që duhet kryer dhe kur kryer duhet respektuar. Po këtu korrupsioni ka përmasa aq të paimagjinueshme sa sado që të ketë vullnet, duhet të funksionojë i gjithë shteti për të ndryshuar situatën këtu, dhe për të funksionuar i gjithë shteti duhet të ketë vullnet politik.
/vizionplus.tv





