Presidenti Bajram Begaj, kreu sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe vendosi një kurorë me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri”.
Bashkë me të homazhe bënë edhe kryetarja e Kuvendet si dhe disa nga ministrat.
Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve, në qytetin e Durrësit u zhvilluan homazhe pranë memorialit të dëshmorëve për të përkujtuar sakrificën e tyre për lirinë.
Në ceremoni morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor, deputetë të zonës, veteranë të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nxënës, qytetarë si dhe familjarë të dëshmorëve.
Ndërsa në Elbasan për familjarët e të rënëve kjo ditë shënon një moment sakrifice.
Edhe në Korçë 5 Maji, është përkujtuar nga qytetarët, deputetë, drejtues të pushtetit lokal, të familjeve të dëshmorëve dhe komunitetet fetare.
Homazhe u zhvilluan edhe në qytete të tjera të vendit./vizionplus.tv





