Dy të miturit që u plagosën në atentatin e djeshëm në Tiranë janë nisur për mjekim jashtë Shqipërisë.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se 17-vjeçari Marko Bardhi Demiraj dhe vëllai i tij, 11-vjeçari D.D do të vijojnë terapinë mjekësore jashtë.
Lexo edhe :
Related Posts
11-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë tregut Agro Ushqimor mbrëmjen e djeshme, ku katër persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe dy vëllezërit e mitur.
Të plagosurit udhëtonin me një mjet tip “G Class” dhe dyshohet se janë ndjekur nga autorët përgjatë autostradës, deri në zonën e Lundrës ku ndodhi edhe sulmi me armë.
19-vjeçari Kian Mullaj, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në Spitalin e Traumës është shtruar dhe 34-vjeçari Arenc Stafa, i cili gjithashtu nuk paraqet komplikacione serioze.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve./vizionplus.tv







