E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Atentati në Lundër, dy të miturit e plagosur nisen për mjekim jashtë

Dy të miturit që u plagosën në atentatin e djeshëm në Tiranë janë nisur për mjekim jashtë Shqipërisë.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se 17-vjeçari Marko Bardhi Demiraj dhe vëllai i tij, 11-vjeçari D.D do të vijojnë terapinë mjekësore jashtë.

Reklamë

11-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë tregut Agro Ushqimor mbrëmjen e djeshme, ku katër persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe dy vëllezërit e mitur.

Të plagosurit udhëtonin me një mjet tip “G Class” dhe dyshohet se janë ndjekur nga autorët përgjatë autostradës, deri në zonën e Lundrës ku ndodhi edhe sulmi me armë.

19-vjeçari  Kian Mullaj, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në Spitalin e Traumës është shtruar dhe 34-vjeçari Arenc Stafa, i cili gjithashtu nuk paraqet komplikacione serioze.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë