E hënë, 16 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 9 minuta më parë
Kronikë

Shefi i Krimeve humbi jetën në aksident tragjik, reagon Policia e Vlorës

Policia e Vlorës ka dhënë detaje mbi aksidentin e ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne, ku humbi jetën tragjikisht shefi i Krimeve të Rënda, si dhe u plagos një 63-vjeçar.

Në njoftimin e policisë theksohet se mjeti “Toyota”, i drejtuar nga Erlmal Lulaj, me detyrë Shef i Krimeve të Rënda në Komisariatin e Vlorës, për shkak të motit të keq dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, është përplasur me një mjet tip skrep, me drejtues Th. P., 63 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën oficeri Lulaj, ndërsa 63-vjeçari është transportuar në spital, pasi ka mbetur i plagosur.

Njoftimi:

Reklamë

Rreth orës 18:00, në autostradën “100 Vjetori”, në drejtimin Fier–Vlorë, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin E. L., dyshohet se, për shkak të motit të keq dhe humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, është përplasur me një mjet tip skrep, me drejtues shtetasin Th. P., 63 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i automjetit “Toyota”, shtetasi E. L., oficer policie në DVP Vlorë.

Ndërsa shtetasi Th. P. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të saktë të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.