Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
19 May 2026
Vizion fokus

AMP rikthehet në komisariatin e Sarandës, ndalon nënkomisarin Edmond...

Avioni luftarak i NATO-s rrëzon një dron ukrainas mbi...

Brisida Shehaj: Edi Rama mbahet në këmbë nga PD-ja,...

Brisida Shehaj zbulon emrin: Ministrja që e kam pasur...

“S’kam për t’i falur kurrë”, Brisida Shehaj preket për...

“Arbitrazhi i Bankers erdhi prej meje”, Brisida Shehaj: Ja...

“Llum e mllef kur isha drejtoreshë e Tatimeve”, Brisida...

Brisida Shehaj: Ja si nisi karriera ime në PS,...

“Unë s’kam qenë ushtare e partisë”, Brisida Shehaj: Në...

“Duhen dy veta për të kërcyer tango”, JD Vance:...

“Më tha mos u shqetëso”, babai i Ilarias rrëfen telefonatën e fundit me të bijën dhe takimin me të dashurin e saj: Dukej i qetë dhe më përqafoi

2 Prill 20:48

Një ngjarje e rëndë tronditi Italinë mëngjesin e sotëm, pasi 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e zhdukur prej 25 marsit, u gjet e vdekur. E reja shqiptare ishte vrarë nga i dashuri i saj filipinez Mark Antony Samson, pasi ajo kishte vendosur që të ndaheshin. Trupi i Ilarias u gjet brenda një valixheje, i hedhur në një greminë.

Babai i të resë, Flamur Sula, duke folur për mediat italiane, ka rrëfyer momentet e fundit të komunikimit me të bijën dhe shqetësimin që pati më pas. Ai tha se biseda e fundit me vajzën e tij nuk ishte si zakonisht, edhe pse ajo këmbëngulte se ishte mirë dhe nuk duhej të shqetësohej. Pikërisht kjo frazë e kishte bërë të dyshonte edhe më shumë.

Lexo edhe :

Related Posts

DETAJE/ I dashuri filipinas vrau me thikë 22-vjeçaren shqiptare dhe e largoi trupin me valixhe, si ra policia në gjurmët e tij
I dashuri masakroi 22-vjeçaren shqiptare, reagon vëllai i saj: Nuk më tregonte për problemet, e takova para dy javësh
Ndarja, debati dhe disa goditje me thikë! Mister roli i prindërve të Mark Samsonit që vrau 22-vjeçaren shqiptare

“Hera e fundit që folëm me Ilarian ishte e martë dhe na tha se do të kthehej në shtëpi të shtunën. Ajo jeton me shoqet e saj në Romë, ku ndjek universitetin. Ajo ishte telefonata e fundit, pastaj morëm disa mesazhe nga celulari i saj që shkruante: ‘Përshëndetje, babi, mos u shqetëso. Jam mirë. Kam dalë me një djalë dhe një vajzë. Do të kthehem në Terni pas një muaji.’ Pastaj më përsëriste: ‘Mos u shqetëso, jam mirë.’ Kjo gjë na shqetësoi, sepse po të ishte vërtet vajza që po shkruante, do të më telefononte,” tregon ai.

Më tej Flamuri tha se pas disa ditësh mungesë komunikimi, ai ka bërë denoncimin në polici më 29 mars për zhdukjen e vajzës së tij, dhe një ditë më pas është takuar me filipinezin Mark Antony Samson.

Ai ka rrëfyer se i riu ishte shprehur i pikëlluar për zhdukjen e saj, madje dhe e kishte përqafuar.

“Të shtunën shkuam për të bërë denoncimin për humbjen e saj. Më pas, të dielën, takuam në komisariat të dashurin e vajzës time, nuk e dinim që ata ishin ndarë. Ai na tha se ishte shumë i pikëlluar dhe ishte i shqetësuar për humbjen e saj. Dukej i qetë dhe më dha edhe një përqafim,” rrëfen Flamur Sula, babai i Ilarias.

Mediat italiane shkruajnë se sipas burimeve mjeko-ligjore, ajo vdiq të paktën 48 orë para se të gjendej, ndërsa pritet që në vijim të caktohet edhe ekipi mjeko-ligjor që do të bëjë autopsinë.

Zbulimi i trupit

Trupi i të resë u gjet në një zonë të pyllëzuar pranë komunës së Polit, brenda një valixheje. Agjentët po kryejnë hetime në lagjen Africano, brenda një apartamenti ku dyshohet se ajo mund të ketë kaluar ditët e fundit.

I dashuri 23-vjeçar i saj ndodhet në arrest. I riu me origjinë filipinase dyshohet se e vrau vajzën duke e goditur me thikë në një apartament në kryeqytet dhe më pas e largoi trupin pasi e kishte mbyllur në një valixhe. Ai do të merret në pyetje nga prokurorët për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

Ishte analiza e tabulateve të telefonit që inkriminuan të dashurin e Ilarias. Djali, një filipinas njëzet e tre vjeç, dyshohet se përdori telefonin e së resë për të postuar në profilin e vajzës së zhdukur në rrjetet sociale.

Rindërtimi

Ilaria ishte larguar nga shtëpia me qira ku jetonte me shoqet, por nuk ishte kthyer më. Mbrëmjen e së martës së kaluar pati një shkëmbim mesazhesh në WhatsApp me shoqet e shtëpisë, të cilat, pasi panë që nuk ishte kthyer, e telefonuan.

Por celulari i saj rezultonte i fikur. Familjarët, së bashku me shoqet, nuk morën më asnjë përgjigje. Të shqetësuar, prindërit e Ilarias bënë denoncim në polici.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Vizionplus.tv/

Posted Under:
Kronike Kryesoret
Tagged:
babai i dashuri ilaria Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

AMP rikthehet në komisariatin e Sarandës, ndalon nënkomisarin Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

më shumë...

“Arbitrazhi i Bankers erdhi prej meje”, Brisida Shehaj: Ja emri i lartë i politikës që na ndihmoi!

më shumë...

“Unë s’kam qenë ushtare e partisë”, Brisida Shehaj: Në krye të Tatimeve, interes kishte Shqipëria!

më shumë...

Me shpejtësi skëterrë, “Porsche” përplas makinat e parkuara në qendër të Fierit, qytetarët neutralizojnë shoferin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:42

AMP rikthehet në komisariatin e Sarandës, ndalon...

10:37

Avioni luftarak i NATO-s rrëzon një dron...

10:15

Brisida Shehaj: Edi Rama mbahet në këmbë...

10:05

Brisida Shehaj zbulon emrin: Ministrja që e...

9:46

Si e ndryshon shtatzënia trurin e nënës?!

9:41

“S’kam për t’i falur kurrë”, Brisida Shehaj...

9:36

“Arbitrazhi i Bankers erdhi prej meje”, Brisida...

9:23

“Llum e mllef kur isha drejtoreshë e...

9:18

Brisida Shehaj: Ja si nisi karriera ime...

9:14

“Unë s’kam qenë ushtare e partisë”, Brisida...

8:32

“Duhen dy veta për të kërcyer tango”,...

8:27

Me shpejtësi skëterrë, “Porsche” përplas makinat e...

8:19

Progres me IBAR, Coela vendos te enjten,...

7:43

Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në...

7:34

Inceneratori i Elbasanit, Gjykata e Lartë lë...

7:30

PE i jep “Urdhrin Evropian të Meritës”...

7:05

Rusia paralajmëron vendet baltike: Anëtarësimi në NATO...

6:49

“Masakra e Lushnjes”, Gjykata e Lartë rrëzon...

6:44

Nga Rama tek Karakaçi, 9 interpelanca në...

6:39

NATO: Tërheqja e forcave amerikane nga Evropa...

Më të klikuarat

  • Protesta për shqipen në Shkup, ministri i Drejtësisë kundër...
  • Një shaka që “i ngriu gjakun” Ilirit, fermeri merr surprizën...
  • Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin 57...
  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, rritet nafta
  • “Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjal...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.