E mërkurë, 21 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nga Rama tek Karakaçi, 9 interpelanca në seancën plenare të së enjtes, zbardhet rendi i ditës

Të enjten zhvillohet seanca e radhës plenare në orën 10:00. Ndërkohë është publikuar rendi i ditës, ku përfshihen 9 interpelanca dhe një seancë pyetje-përgjigje.

Dy nga interpelancat janë kërkuar nga deputetët e PD-së dhe ato të Partisë Mundësia me kryeministrin Edi Rama.

Reklamë

Ndërkohë dy të tjera dhe një seancë pyetje-përgjigje është kërkuar me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala.

Dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë janë kërkuar nga deputeti socialist, Erion Braçe. Në rendin e ditës përfshihen dhe tre projektligje dhe një projektvendim për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë