E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në kryeqytetin La Paz

Disa banka në Bolivi kanë mbyllur përkohësisht degët e tyre në kryeqytetin administrativ La Paz për arsye sigurie, mes protestave të dhunshme kundër qeverisë.

Sipas Reuters, protestat janë intensifikuar ditët e fundit, me pjesëmarrjen e sindikatave, minatorëve, fermerëve dhe mësuesve, të cilët kundërshtojnë politikat e kursimit dhe rritjen e kostos së jetesës.

Shumë protestues po kërkojnë edhe dorëheqjen e presidentit Rodrigo Paz.

Mes bankave që kanë pezulluar aktivitetin në qendër të La Paz janë Banco Nacional de Bolivia, Banco de Crédito de Bolivia, Banco Económico dhe banka shtetërore Banco Unión.

Reklamë

Institucionet bankare u kanë kërkuar klientëve të përdorin shërbimet online dhe bankomatet deri në normalizimin e situatës.

Prej dy javësh, qyteti i La Paz është përballur me bllokime rrugësh dhe kaos në qarkullim, duke shkaktuar mungesa të karburantit, ushqimeve dhe ilaçeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë