E mërkurë, 21 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

AMP rikthehet në komisariatin e Sarandës, ndalon nënkomisarin Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

Në Komisariatin e Sarandës janë ekzekutuar urdhra të rinj ndalimi në kuadër të operacionit që po zhvillohet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës.

Burime paraprake bëjnë me dije për gazetarin e Vizion Plus Esido Barkaj se deri tani është ndaluar nënkomisari Edmond Ruçi, ndaj të cilit rëndojnë dyshime për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Operacioni vijon ende, ndërsa pritet që në vijim të ketë detaje të tjera lidhur me hetimin dhe persona të tjerë të përfshirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë