Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm për inceneratorin e Elbasanit, duke mos pranuar rekursin e të dënuarve.
Apeli dënoi Lefter Kokën me 10 vite burg, me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj, ndërsa Alqi Bllako u dënua me 4 vite burg, me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj.
Klodian Zoto u dënua me 10 vite burg dhe, me gjykim të shkurtuar, do të vuajë 6.8 vite burgim. I njëjti dënim u dha edhe për Mirel Mërtirin. Stela Gugallja u dënua me 7 vite burgim dhe, me gjykim të shkurtuar, do të vuajë 4.8 vite.
Pëllumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u dënuan me 4 vite heqje lirie dhe, me gjykim të shkurtuar, do të vuajnë 2.8 vite heqje lirie. Apeli i Posaçëm la në fuqi dënimet edhe për Bardhyl Çabirin, që u dënua me 2 vite burg, dhe Serafin Papa me 1.4 vite burg.
Vendimi u dha po nga kolegji penal i përbërë nga Ilir Panda, Sander Simoni dhe Sokol Binaj, ku ky i fundit ishte edhe relator i çështjes.
Dënimet për Inceneratorin e Elbasanit:
Lefter Koka 10 vjet, me gjykim të shkurtuar 6 vjet e 8 muaj
Alqi Bllako – 4 vjet – me gjykim të shkurtuar 2 vjet e 8 muaj
Pëllumb Abeshi 4 vite burg me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj
Bardhyl Çibiri 3 vite burg me gjykim të shkurtuar 2 vite burg
Serafin Papa 2 vite burg me gjykim të shkurtuar 1 vit e 4 muaj
Jonida Zeqo 4 vite burg me gjykim të shkurtuar 2 vite e 8 muaj
Mirel Mërtiri 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8 muaj
Stela Gugallja 7 vite burg me gjykim të shkurtur 4 vite e 8 muaj
Klodian Zoto 10 vite burg me gjykim të shkurtuar 6 vite e 8muaj






