Ende pa u mbushur 24 orë nga ngjarja e rëndë e një nate më parë ku një 19-vjeçar vrau me armë bashkëmoshatarin e tij, një tjetër ngajrje e rëndë tronditi Vushtrinë në Kosovë.
Pronari një furre buke qëlloi mbi punonjësen e tij dhe më pas vrau dhe veten. Sipas familjarëve të punonjëses, shkak mund të jetë bërë xhelozia pasi kjo e fundit kishte zgjedhur të punonte diku tjetër.
Lexo edhe :
Related Posts
Ndëkrohë mediat kanë nxjerrë dhe momentin kur bashkëshorti i viktimës afrohet drejt furrës së bukës, ku gruaja e tij ishte vrarë nga pronari.
Burri shihet duke vënë duart mbi kokë. Ndëkrohë policia ka dhënë detaje mbi ngjarjen e rëndë.
“Sot, rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë pistoletë. Me urdhër të Prokurorit, dy trupat e pajetë dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Hetuesit policorë nën udhëheqjen e prokurorit po vazhdojnë hetimet për veprat penale ” Vrasje e rëndë ‘ dhe ” Vetëvrasje”, u shpreh Zahiti.






