Pas 331 ditësh izolim shtëpiak, Sali Berisha rifitoi lirinë. Vendimi u dha sot nga gjyqtarja e Posaçme Flojera Davidhi dhe hyn menjëherë në fuqi. Davidhi është e njëjta gjyqtare që ka në duar edhe një tjetër vendimmarrje ndaj krytarit të PD-së, atë të dërgimit apo jo në gjyq të dosjes “Partizani”.
Sipas avokatit mbrojtës të Berishës, ndaj tij nuk ekzistojnë më kushtet që ai të mbahet i izoluar, pasi edhe rreziku i prishjes së provave siç thotë SPAK, nuk qëndron përsa kohë ato janë depozituar në gjykatë.
Lexo edhe :
Related Posts
“Gjykata konstatoi që për të nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie. Prokuroria kërkoi të mbetej në arrest shtëpie. Kjo ishte kërkesa jonë që ditën përpara seancës paraprake. Këto kërkesa shqyrtohen brenda 5 ditëve. Kjo kërkesë është bërë këtu, pas vendimit të Kushtetueses. Ligji nuk zbatohet në analogji”, tha Gjiokutaj.
Megjithatë Gjokutaj nuk harroi të sulmojë sërish SPAK dhe gjyqtaren Irena Gjoka.
“Ne nuk i besojmë gjykatave, u’a kam thënë kemi 1 vit e ca luftë me Irena Gjokën. Nuk e di duhet të kuptoni, nuk mund t’i hyj ndërgjegjes së brendshme. Procesi është politik, nuk ekziston arsye ligjore. SPAK le të bëjë ç’të dojë. SPAK-u duhet të ulë kokën dhe të shohë çfarë ka bërë, të kthehet në retrospective se i ka hipur një kali së prapthi. Vendimi që nga sot është absolutisht i ekzekutueshëm. Mos u mërzisni pse u lirua Berisha. Do të shikoni më tutje se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Gjokutaj.
Sali Berisha u izolua në shtëpi në 30 dhjetor të vitit të kaluar, pasi nuk zbatoi për të disatën herë urdhërin e gjykatës antikorrupsion për tu paraqitur përballë policisë gjyqësore.
Nga ai moment, një nga një, Berisha ka ezauruar të gjitha shkallët e gjyqësorit, ndërsa fitoi pjesërisht edhe betejën në gjykatën kushtetuese, duke marrë edhe një herë të drejtën për të udhëtuar jashtë shtetit që nga bllokimi i pasaportës./vizionplus.tv







