Një 41-vjeçar shqiptar është dënuar me 20 muaj burg pasi u kap në një “shtëpi bari” në Britaninë e Madhe.
41-vjeçari Arbi Koldashi u arrestua gjatë aksionit të policisë në Wakefield, West Yorkshire, ku ai u gjet brenda një ferme në South Kirkby.
Në fermë u gjetën 60 bimë të rritura dhe 85 fidanë, të cilat kampnin vlerën e 63 mijë paundve.
Shkak i zbulimit të fermës ishte fatura e lartë e energjisë elektrike që ishte shpenzuar, çka bërë që forcat e policisë të dyshonin se aty kryehej aktivitet i paligjshëm.
Ndërkohë Koldashi ka deklaruar para gjyqtarëve se nisi të punojë në fermë për të shlyer borxhin prej 10 eurosh që u detyrohej trafikantëve që e futën në Britani.
Koldashi, i cili nuk ka asnjë dënim të mëparshëm, u dënua me 20 muaj burg pasi pranoi akuzën e prodhimit të kanabisit dhe do të depërtohet pas shlyerjes së dënimit.





