227.000 nxënës të klasave nga e para në të nëntën dhe 12.500 gjimnazistë po përfitojnë librat falas për vitin e ri shkollor.
Merita Nanaj, drejtoreshë e shkollës Fan Noli thotë se procesi u ka ardhur në ndihmë shumë familjeve, ndërsa shtoi se pjesa më e madhe e fëmijeve janë pajisur tashmë me tekstet shkollore dhe procesi është drejt fundit.
Prindërit e nxënësve shprehen se ndarja e librave falas u ka lehtësuar kostot e fillimit të vitit shkollor.
Fondi i vënë në dispozicion nga ministria e Arsimit për tekstet shkollore pa pagesë për mijëra nxënës të shkollave 9-vjeçare, është 9 milionë dollarë.





