Ish-kryetari i bashkisë së Divjakes merret i pandehur nga SPAK. I vënë nën akuzë për shpërdorim detyre në bashkëpunim, Fredi Kokoneshi, nëse shpallet fajtor rrezikon të dënohet deri në shtatë vjet heqje lirie.
Për po të njëjtën vepër penale të dyshuar janë edhe ish-vartësit e tij, Andi Bullari, Ledio Xharo dhe Dorian Spaho.
Hetimet që në fillim u çelën nga prokuroria e Fierit e më pas i mori në kompetencë SPAK kanë zbuluar se në qershor të qershor 2021, Bashkia e Divjakës i ka dhënë dy shoqërive private 67 hektarë tokë për ndërtimin e impianteve diellore.
Sipas strukturës antikorrupsion ata kanë manipuluar origjinën e sipërfaqes së dhënë me qira. Shkelja qëndron sipas prokurorit Elvin Gokaj se pasuria që iu vendos në dispozicion kompanive ishte tokë bujqësore ndaj investimi privat është i ndaluar.
Duke ia dhënë me qira për 10 vjet për të ndërtuar penalet diellore, në bashkëpunim të pandehurit i kanë kërkuar Ministrisë së Bujqësisë rikategorizimin e tokës.
/vizionplus.tv





