E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zjarr në një ndërtesë në qendër të Brukselit, disa viktima dhe persona të zhdukur

Një zjarr i rëndë ka shpërthyer mëngjesin e së martës në kullën rezidenciale Oxy, në qendër të Brukselit, duke shkaktuar viktima dhe persona të zhdukur.

Sipas mediave belge, disa persona janë gjetur pa shenja jete brenda një ashensori të ndërtesës, ndërsa të paktën gjashtë persona rezultojnë ende të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet në godinë.

Reklamë

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka nisur fillimisht në katin e dytë të ndërtesës. Flakët u vunë nën kontroll, por më pas u përhapën në boshtin e ashensorit, duke shkaktuar një vatër të re zjarri brenda tij. Ndërtesa ishte rikonstruktuar së fundmi.

Dy persona me djegie janë transportuar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Neder-Over-Heembeek për trajtim mjekësor.

Gjithashtu, një zjarrfikës pësoi hipertermi gjatë operacionit të shpëtimit dhe mori ndihmën e parë në vendngjarje.

Punëtorët që ndodheshin në kantierin e ndërtesës u evakuuan dhe u strehuan përkohësisht në ambientet e mensës së personelit të Bashkisë së Brukselit, me ndërhyrjen e kryebashkiakut Philippe Close.

Autoritetet belge kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit në ndërtesë vazhdojnë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë