Gjykata e Posaçme e Apelit ka lenë në burg këtë të mërkurës ish zyrtarët e Bashkisë së Tiranës të arrestuar si pjesë e dosjes “5D”.
Togat e zeza kanë rrëzuar kërkesën e tyre për ndryshimin e masave të sigurisë duke lenë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Po nuk është pranuar as kërkesa për heqjen e sekuestros ndaj kompanisë dhe aseteve të saj.
Ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tushe së bashku edhe me persona të tjerë akuzohen se jepnin tenderat kompanisë që kishin krijuar vetë./vizionplus.tv





