Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 June 2026
Vizion fokus

Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe mbi 50...

E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli...

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me...

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe goditi anije...

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim,...

Marijuanë, kokainë dhe hashash, arrestohet shqiptari në Itali! Në...

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 589 numri i viktimave,...

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja flet për...

Avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë të Pekinit...

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon koordinim me...

Biden mbron vendimin e tij për të vazhduar garën për një mandat të dytë presidencial

12 Korrik 08:21

Presidenti Joe Biden përdori konferencën e tij të shumëpritur për shtypin të enjten për të mbrojtur politikat të tij të jashtme dhe të brendshme dhe hodhi poshtë shqetësimet lidhur me aftësinë e tij për të shërbyer edhe katër vjet të tjera, edhe pse në një nga përgjigjet e tij të para, ai ngatërroi emrin e nënpresidentes Kamala Harris me atë të rivalit të tij Donald Trump.

“Unë nuk jam në garë për të ruajtur trashëgiminë time. Unë po vazhdojë garën për të përfunduar punën që e kam filluar”, tha zoti Biden, ndërsa këmbënguli se mbështetja e tij mes votuesve është e fortë dhe se ai do të qëndronte në garë dhe do të fitonte. Presidenti Biden i bëri këto komente në konferencën për shtypin pas takimit me udhëheqësit e vendeve të NATO-s në Uashington, ku më parë ai e ngatërroi emrin e Presidentit ukrainas Zelenski me atë të Presidentit rus Putin. Ai e kapi gabimin dhe e korrigjoi veten, ndërsa ftoi Presidentin Ukrainas të fliste në konferencën për shtypin.

Pavarësisht ngatërresave me emrat, presidenti Biden hodhi poshtë çdo sugjerim që po ngadalësohej apo se po tregonte shenja të dukshme rënieje dhe se ai nuk ishte në gjendje të bënte punën e Presidentit. Por ai po përballet me një numër në rritje të thirrjeve nga ligjvënës demokratë për t’u larguar nga gara presidenciale.

“Orari im ka qenë i ngjeshur”, deklaroi ai. “Pra, nëse ngadalësoj shpejtësinë dhe nuk mund ta kryej punën, kjo është një shenjë se nuk duhet ta bëjë këtë (të garojë për president). Por nuk ka ende asnjë tregues për këtë, asnjë”, tha ai.

Demokratët po përballen me një problem të pazgjidhshëm. Donatorët kryesorë, mbështetësit dhe ligjvënës të rëndësishëm kanë dyshime rreth aftësisë së zotit Biden për të vazhduar garën për një mandat të dytë presidencial pas paraqitjes së tij të dobët në debatin e 27 qershorit, por presidenti 81-vjeçar refuzon të heqë dorë nga gara ndërsa përgatitet të përballet me rivalin e tij republikan Donald Trump në një debat të dytë./voa

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Biden Gare

Nga e njëjta kategori

Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe mbi 50 mijë të zhdukur nën rrënoja

më shumë...

E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli të mbijetonte, nëna humb jetën duke mbrojtur vajzën e saj gjatë tërmetit në Venezuelë

më shumë...

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere në kuzhinë! Ja si t’i pastroni siç duhet këto zona

më shumë...

Policia e Shtetit shpëton dy turiste holandeze që kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:26

Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe...

9:57

E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk...

Foto ilustruese
9:13

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari...

9:03

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

9:00

Policia e Shtetit shpëton dy turiste holandeze...

8:20

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe...

8:08

Dita e 27-të e protestës në Tiranë,...

7:58

AAK ndihmë me kushte Albin Kurtit, mirëpritet...

7:30

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës:...

7:29

Tensioni i lartë i gjakut? Kardiologët rekomandojnë...

7:16

Marijuanë, kokainë dhe hashash, arrestohet shqiptari në...

6:49

Kosovë/ KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të...

6:09

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 589 numri...

5:20

Dyndja drejt Juglindjes “paralizon” qarkullimin, radhë kilometrike...

4:40

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja...

4:26

Qeveria miraton 300 kredi të buta për...

4:20

Avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë...

3:42

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon...

3:09

Tërmet i fortë godet një ishull jugor...

3:07

Shtyhen aplikimet për fermerët, ministri Salla: Edhe...

Më të klikuarat

  • Foto ilustruese Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me kallashnik...
  • Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe katër nipë...
  • E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli të mbijetonte, n...
  • Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim, po...
  • Publikohen notat e Matematikës, mbi 600 maturantë rezultojnë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.