Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 June 2026
Vizion fokus

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me...

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe goditi anije...

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim,...

Marijuanë, kokainë dhe hashash, arrestohet shqiptari në Itali! Në...

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 589 numri i viktimave,...

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja flet për...

Avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë të Pekinit...

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon koordinim me...

Tërmet i fortë godet një ishull jugor në Filipine

Shtyhen aplikimet për fermerët, ministri Salla: Edhe 10 ditë...

Yellen paralajmëron kompanitë kineze kundër mbështetjes të luftës së Rusisë

8 Prill 16:30

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, ka paralajmëruar kompanitë në Kinë kundër eksportimit të produkteve në Rusi, produkte që mund të përdoren në luftën e Moskës kundër Ukrainës.

“Kompanitë, përfshirë edhe ato në Kinë, nuk duhet të ofrojnë mbështetje materiale për luftën e Rusisë dhe ato do të përballen me pasoja të mëdha nëse e bëjnë këtë”, tha ajo në Pekin në fund të vizitës së saj në Kinë.

Sekretarja Yellen tha se të gjitha bankat që transferojnë para për në Rusi në mënyrë që të furnizojnë industrinë ruse të mbrojtjes me mallra për ushtrinë dhe mallra tjera rrezikojnë të jenë cak i sanksioneve të Shteteve të Bashkuara.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainsë në vitin 2022. Kina, që nuk e ka dënuar pushtimin rus, ka tentuar të paraqesë veten si një ndërmjetëse të mundshme për paqe, duke u bërë thirrje palëve të arrijnë një marrëveshje dhe duke paraqitur një plan për dhënien fund të luftës. Megjithatë, plani kinez nuk ka marrë shumë mbështetje.

SHBA-ja veçse ka vendosur sanksione ndaj kompanive kineze për çështje që lidhen me Rusinë. Uashingtoni po ashtu ka sanksionuar Kinën për shkak të shkeljeve për të drejtat e njeriut dhe për të ngadalësuar aftësinë e Pekinit për të prodhuar gjysmëpërçues të avancuar që mund ta vendosin në avantazh teknologjik Pekinin.

Yellen qëndroi në Kinë që nga e enjtja e javës së kaluar. Gjatë takimeve të saj me zëvendëskryeministrin kinez, He Lifeng, dhe kryeministrin, Li Qiang, çështja kyçe ishte qasja e Kinës në kapacitete industriale.

Pekini është akuzuar se përdor subvencionet industriale për të mbushur tregjet botërore me mallra të lira, përfshirë produktet e energjisë së ripërërishme./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Kinë Pekin SHBA

Nga e njëjta kategori

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen më shumë baktere në kuzhinë! Ja si t’i pastroni siç duhet këto zona

më shumë...

Policia e Shtetit shpëton dy turiste holandeze që kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit

më shumë...

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe goditi anije në Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

Dita e 27-të e protestës në Tiranë, vijojnë thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Rama

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

Foto ilustruese
9:13

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari...

9:03

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

9:00

Policia e Shtetit shpëton dy turiste holandeze...

8:20

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe...

8:08

Dita e 27-të e protestës në Tiranë,...

7:58

AAK ndihmë me kushte Albin Kurtit, mirëpritet...

7:30

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës:...

7:29

Tensioni i lartë i gjakut? Kardiologët rekomandojnë...

7:16

Marijuanë, kokainë dhe hashash, arrestohet shqiptari në...

6:49

Kosovë/ KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të...

6:09

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 589 numri...

5:20

Dyndja drejt Juglindjes “paralizon” qarkullimin, radhë kilometrike...

4:40

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja...

4:26

Qeveria miraton 300 kredi të buta për...

4:20

Avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë...

3:42

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon...

3:09

Tërmet i fortë godet një ishull jugor...

3:07

Shtyhen aplikimet për fermerët, ministri Salla: Edhe...

2:24

Sejko: Të rriten pagesat dixhitale! Por nga...

2:20

Debate mes PS e PD për protestat,...

Më të klikuarat

  • Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe katër nipë...
  • “Marsi te Binjakët do t’ju detyrojë të bëni ndry...
  • Publikohen notat e Matematikës, mbi 600 maturantë rezultojnë...
  • Qeveria miraton 300 kredi të buta për administratën, nga 1 k...
  • Të shtëna me armë zjarri në Shkodër
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.