27-vjeçari Alted Jolldashi, i cili mbeti i plagosur pasditen e së premtes në qytetin e Pogradecit, është arrestuar nga policia.
Ndërkohë një ditë më parëu arrestuan edhe dy të rinjtë që u konfliktuan me Jolldashin, Deist Meko dhe Kristo Lotis. Këta të fundit pas kontrolleve të shumta dhe negociatave me familjarët u vetëdorëzuan në polici.
Lexo edhe :
Related Posts
Konflikti nisi për motive të dobëta dhe përfundoi në përdorimin e armëve mes të rinjve. Jolldashi, u qëllua 4 herë dhe mori dy plagë një në shpatull dhe tjetrën në këmbë dhe u kundërpërgjigj ndaj autorëve. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Pogradecit nën kontrollin e mjekëve.
Ngjarja u regjistrua në afërsi të stadiumit në një bllok pallatesh në periferi të qytetit.
Konflikti mes palëve ka filluar pak kohë më parë, kur Jolldashi ka goditur vëllain e Mekos, ndërsa mbrëmjen e djeshme ky i fundit ka shkuar për t’u sqaruar, por Jolldashi ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar 5 herë drejt tyre.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pistoletë e Alted Jolldashit dhe një tjeter me mulli e cila i përket Kristo Lotisit. /vizionplus.tv








