Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
05 June 2026
Vizion fokus

Protestat, Shkurti: Kjo klasë politike po qelbet dhe duhet...

Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më të madhe...

Shkurti: E tmerrshme të mendosh se protestat janë të...

Shkurti: Kush është armiku i huaj që përmend Rama?...

Vengu: Çfarë është kjo teori që po shesim Shqipërinë?...

“Protesta ka dalë përtej Zvërnecit”, Kikia: Kjo është Gjenerata...

Shkurti: Në Tiranë protestohet kundër keqqeverisjes

“Banorët e Zvërnecit duan zhvillim”, Vengu në QUO VADIS:...

Protesat për Zvërnecin, Gashi: Uji që na hodhën ishte...

Vrasja e efektivit në Maliq, Vengu: Do të shpallet...

BE rishqyrton ndihmat financiare për territoret palestineze

10 Tetor 08:29

Gjermania dhe Austria i kanë ndërprerë ndihmat për zhvillimit për territoret palestineze. BE është duke e shqyrtuar gjithashtu një hap të tillë. Ndihma humanitare për ushqime dhe mjekësi duhet të vazhdojnë.

Komisari i BE-së Oliver Varhelyi të hënën (09.10.2023) deklaroi, që të ndërpriten menjëherë të gjitha pagesat për programet e  ndihmës së zhvillimit të Bashkimit Europian për territoret palestineze. Kjo deklaratë ishte disi e nxituar. Në mbrëmje i ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, e ndryshoi kursin. Projektet e ndihmës së zhvillimit fillimisht do të rishqyrtohen. Tani për tani gjithësesi nuk ka ndonjë pagesë të hapur duhet lëvruar, njoftoi Komisiioni i BE-së, për ta relativizuar paksa deklaratën jo fort të përshtatshme. Një bllokim i mundshëm i ndihmave mund të prekë shumën e gati 700 milionë eurove për projektet e infrastrukturës dhe zhvillimit si dhe ndërtimin e një administrate dhe bujqësie efikase. Në një lajm të postuar në shërbimin X Varhelyi shkruante, se përmasat e terrorit dhe brutaliteti ndaj Izraelit shënojnë një pikëkthese. Deri tani BE ka qenë donatori më i madh Organizatën ë Ndihmës të OKB.së për refugjatët palestienzë (UNRWA). I ngarkuari i BE-së për Politikën e Jashtme Borrell po ashtu shkruan në X, se një ndërprerje e menjëhershme e ndihmës së zhvillimit, pra “ndërshkimi i popullit palestinez, do të dëmtonte interesat e BE-së në Lindjen e Mesme dhe vetëm sa do t’i inkurajonte edhe më tej terroristët.”

 

Edhe më tej ndihma për njerëzit në nevojë në Rripin e Gazës

 

Nga bllokimi i Komisionit të BE-së nuk preken ndihmat thjeshtë humanitare për palestinezët në Rripin e Gazës dhe në Jordanin Perëndimor, i pushtuar nga Izraeli. Kështu shkruan gjithashtu në platformën X komisari i BE-së, Janez Lenarcic, i cili është përgjegjës për Ndihmën ndaj Katastrofave. Për ndihmat humanitare sivjet janë parashikuar nga buxheti i BE-së të paktën 200 milionë euro. Prej dekadash BE paguan ndihma sociale, ushqime dhe programe edukimi e shërbime mjekësore për palestinezët në nevojë.

 

Sipas vlerësimeve të OKB-së ndërkohë janë rreth 1,5 nga 2,1 milionë banorë të Rripit të Gazës të varur prej ndihmave humanitare. Rripi i Gazës, që është pothuajse i rrethuar prej Izraelit dhe Egjiptit, nuk ka vende pune dhe asnjë një ekonomi funksionuese. Shumica e banorëve jetojnë në varfëri. Qëkurse nga viti 1993 “përfaqësuesit e Izraelit dhe të palestinezëve negociojnë për një zgjidhje me dy shtete”, BE sipas Komisionit të BE-së ka lëvruar gjithsej 8,5 miliardë euri në Jordanin Perëndimor dhe në Rripin e Gazës. Që nga viti 2007 nuk ka pasur më kontakte direkte me administratën e Rripit të Gazës, që kontrollohet nga Hamasi. Hamasi, që nuk e pranon të drejtën e ekzistencës së Izraelit, konsiderohet nga BE si organiaztë terroriste.

 

Jo pagesa direkte adiministratës së Hamasit

 

Në Izrael dhe në Europë vazhdimisht kanë hasur në kritika ndihmat e BE-së duke u konsideruar si financim indirekt i Hamasit. Kontrolli Financiar i BE-së që në vitin 2007 ka kritikuar, që BE bashkëfinancon edhe nëpunës fiktivë në aparatin e fryrë të administratës autonome në Jordanin Perëndimor. Që nga ajo kohë BE i kontrollon më rreptë pagesat dhe i hedh poshtë sot këto kritika, se paratë e ndihmave nuk kalojnë përmes Hamasit, por përmes organizatave joqeveritare lokale dhe ndërkombëtare si Gjysmë Hëna e Kuqe.

 

Gjermania ndërpret ndihmën e zhvillimit

 

Popullsia në Rripin e Gazës nuk mbështetet vetëm nga buxheti i përbashkët i BE-së, por edhe nga projektet bilaterale përmes ndihmave nga shtetet e veçanta anëtare. Ministrja gjermane e Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit Svenja Schulze deklaroi, se do të ngrijnë menjëherë pagesat prej 250 milionë eurove të ndihmës gjermane. Schulze tha në Berlin, se i është kushtuar vëmendje e posaçme, që pagesat e ndihmave t’i shërbejnë paqes dhe të mos bienn ë duart e terroristëve. Megjithatë sulmet e Hamasit ndaj Izraelit “shënojnë një pikëkthesë të tmerrshme”, gjë që bën të nevojshme rishqyrtimin e të gjithë angazhimit në territoret palestineze. Edhe Austria deklaroi, se do të ndërpresë ndihmën për palestinezët.

 

Ministrat e Jashtëm të BE-së janë duke u konsultuar për hapat e mëtejshëm. Sfondi i këtyre konsultimeve ka të bëjë me faktin, se ka pasur ankesa nga disa Ministri të Jashtme ndër 27 vende anëtare ndaj qendrimit të Komisionit të BE-së për mundësinë e ndërprerjes së ndihmave. Të martën ministrat e jashtëm do të takohen në një mbledhje të jashtëzakonshme në Muskat në Oman, ku ndërkohë po zhvillohet një konferencë bashkëpunimi me shtete e Gjirit Persik. Këtu do të vendoset për të ardhmen e ndihmave financiare ndaj autoriteteteve dhe organizatave të autonomisë në RRipin e Gazës. Shtetet të veçanta si Irlanda, Luksemburgu apo Spanja e kanë kritikuar deklaratën e nxituar të komisarit Varheyli. Vendimi duhet të merret me shumicë nga vendet anëtare. BE edhe në të kaluarën në raste të sulmeve terroriste apo me raketa të Hamasit ndaj Izraelit i ka ndërprerë ndihmat përkohësisht. Në pranverë pati debat lidhur me librat shkollorë palestinezë, që u financuan me para nga BE. Në këto libra glorifiokohet sulmi terrorist i atentatorëve palestinezë ndaj ekipit izraelit në Lojërat Olimpike më 1972 në Mynih.

 

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian gjithashtu të martën (10.10.2023) do të konsultohet për gjendjen në Izrael dhe në territoret palestineze. Eurodeputeti kristiandemokrat Niclas Herbst e konsideron të drejtë vendimin për ndërprerjen e ndihmave: “Eshtë e padiskutueshme, që Komisioni i BE-së pas sulmit të tmerrshëm të Hamasit ndaj Izraelit nuk mund të vazhdojë si deri më sot. Paratë e BE-së nuk duhet të derdhen në duart e terroristëve. Ndaj është e drejtë, që të gjitha projektet të rishqyrtohen.” Por sidoqoftë Komisioni i BE-së e kundërshton energjekisht kritikën, se paratë mund të kenë devijuar në duart e terroristëve.

 

Lidhja europiane e taksapaguesve, një organizatë lobiiste, në të kudnërt tërheq vëmendjen për mundësinë e devijimit të ndihmave në drejtimin e gabuar: “Më e keqja është, që nuk ka transparencë për përdorimin e parave. Nëse nuk mund të vendoset ky kontroll, atëherë duhen ndërprerë ndihmat menjëherë”, tha presidenti i lidhjes europiane të taksapaguesve, Michael Jäger, në një intervistë për gazetën Bild në shtator./DW/

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
BE Fonde Izrael Palestinë

Nga e njëjta kategori

“Banorët e Zvërnecit duan zhvillim”, Vengu në QUO VADIS: Protestë e denjë, por ka slogane të importuara

më shumë...

BE-ja premton 100 mln euro për forcimin e ushtrisë libaneze

më shumë...

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet shpejt

më shumë...

Macron mbështet armëpushimin Izrael-Liban

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

11:13

Protestat, Shkurti: Kjo klasë politike po qelbet...

11:06

Gashi: Protesta e ka arritur gjënë më...

10:37

Shkurti: E tmerrshme të mendosh se protestat...

10:27

Shkurti: Kush është armiku i huaj që...

10:08

Vengu: Çfarë është kjo teori që po...

10:04

“Protesta ka dalë përtej Zvërnecit”, Kikia: Kjo...

9:57

Shkurti: Në Tiranë protestohet kundër keqqeverisjes

9:53

“Banorët e Zvërnecit duan zhvillim”, Vengu në...

9:44

Protesat për Zvërnecin, Gashi: Uji që na...

9:39

Vrasja e efektivit në Maliq, Vengu: Do...

9:28

Çfarë çedoi në operacionin ku mbeti i...

8:38

BE-ja premton 100 mln euro për forcimin...

8:14

Parashikimi i motit për ditën e premte

7:39

Putin: Paqja në Ukrainë mund të arrihet...

7:25

Macron mbështet armëpushimin Izrael-Liban

6:33

Nis protesta për Zvërnecin, qytetarët mblidhen tek...

6:03

Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin...

5:54

Braçe në Kuvend: Në protestë ka shumë...

5:33

Garda Revolucionare e Iranit kërkon tërheqjen e...

5:19

Hezbollahu kundërshton armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit

Më të klikuarat

  • Efektivi i vrarë, Enea Mekolli DETAJE/ Efektivi Enea Mekolli vritet me armë gjatë operacion...
  • I biri vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagos...
  • Viktima Enea Mekolli, autori Violand Braçellari, i plagosuri Edison Adri Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminal...
  • Foto+Video/ Brenda stanit ku fshihej Violand Braçellari, ven...
  • Vritet efektivi i “Shqiponjave”, Enea Mekolli humb jetën në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.