Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
08 June 2026
Vizion fokus

Sulmet me raketa/ Deklarata e fortë e ministrit izraelit:...

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani rrëzon dy...

“Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”, Zamir Dedej...

Zvërneci nuk lihet në dorë të investitorit, qeveria duhet...

Tavo: Lus Zotin, një projekt si i Zvërnecit ta...

Zvërneci, qytetarët e Shkodrës, Korçës dhe Pogradecit në protestë...

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

“Investimi në Zvërnec, më i madhi në Europë prej...

“Vlonjatët janë pro investimit në Zvërnec”/ Rama nga Elbasani:...

Vrasja e efektivit, zbardhen detaje nga operacioni: Enea Mekolli...

Zbardhen vendimet e Këshillit Kombëtar të PD, emrat e deputetëve që do ndjekin “përjashtimin” e Bashës nga politika

27 Korrik 21:42

Gjashtë janë vendimet e marra nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike në mbledhjen që zgjati rreth dy orë këtë të enjte.

 

Sipas vendimeve të zbardhura, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Ramadan Likaj, Saimir Korreshi, Xhelal Mziu, Dashnor Sula dhe Helidon Bushati, janë deputetët që do të “udhëheqin” çregjistrimin e Lulzim Bashës nga partitë politike.

 

Ashtu siç u bë me dije më herët nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, Këshilli Kombëtar vendosi anulimin e zgjedhjeve në PD dhe pranimin e dorëheqjes së Bashës dhe Alibeajt.

 

Në të njëjtën kohë, Këshilli Kombëtar ka “rrëzuar” vendimet e mëhershme të marra nga të tjera struktura të PD, duke i shpallur nul dhe të pavlefshme.

 

Vendimet e zbardhura:

 

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, në përmbushje të përgjegjësive të veta politike dhe statutore, si organi drejtues i Partisë Demokratike midis dy Kuvendeve:

 

  1. Konstatoi se thirrja e takimit të disa anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD në datë 20.06.2023, me pretendimin se u zhvillua mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, dhe të ashtuquajturat “vendime” shkelin të gjitha normat e Statutit të PD-së që rregullojnë funksionimin dhe vendimarrjen e saj si institucion politik dhe që garantojnë bashkëjetesën brenda partisë, duke falsifikuar përbërjen e Këshillit Kombëtar të PD, jashtë veprimtarisë institucionale të partisë, në thyerje flagrante të normave statutore dhe ligjore;

 

  1. Konkludoi se çdo i ashtuquajtur qëndrim apo vendim i këtij takimi, përfshirë ngritjen e Komisionit Zgjedhor apo Komisioni i Apelimit, Integritetit dhe Etikës, është nul dhe nuk ka asnjë vlerë politike dhe ligjore për Partinë Demokratike;

 

iii. Vëren se të gjitha vendimet dhe qëndrimet e Kryesisë së Partisë duke filluar nga data 6 Qershor 2023 (sipas listës së relatuar nga Sekretari i Përgjithshëm dhe që përmenden në procesverbalin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar), janë antistatutore, të marra pa kourum, dhe nuk kanë mbajtur në konsideratë pasojat që mund të sjellin në përcarjen dhe dobësimin e mëtejshme të partisë. Aktet e Kryesisë së Partisë kanë arritur deri më aty sa kanë përdorur, falsifikuar dhe prodhuar në mënyrë të paautorizuar vulën e PD, përmes një vendimi nul dhe antistatutor;

 

 

  1. Vlerësoi situatën shqetësuese të krijuar në Partinë Demokratike para dhe pas zgjedhjeve të 14 Majit 2023, si dhe aktet e njëanshme dhe që po thellojnë përçarjen në parti, duke dëmtuar interesin e demokratëve dhe Shqipërisë;

 

Këshilli Kombëtar në ushtrim të kompetencave të tij statutore vendosi:

 

  1. Konstatimin se në datën 20 Qershor 2023 nuk ka patur asnjë mbledhje të rregullt dhe statutore të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, dhe asnjë vendim të vlefshëm statutor e ligjor të këtij organi. Të gjitha të ashtuquajtura vendime/qendrime, përfshirë ngritjen e Komisionit Zgjedhor apo Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës, janë nul dhe akte absolutisht të pavlefshme.

 

  1. Shfuqizimin e vendimit të datës 6 Qershor 2023 të Kryesisë së Partisë “Për organizimin e procesit zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike”, si dhe të gjitha vendimet/udhëzimet apo urdhrat që kanë pasuar këtë vendim deri në datën e këtij vendimi të Këshillit Kombëtar. Anullimin e procesit për zgjedhjet e Kryetarit të PDSH që ishte njoftuar për në datën 29 Korrik 2023.

 

  1. Pezullimin e veprimtarisë statutore të Kryesisë së PDSH, deri në verifikimin e rregullshmërisë statutore të përbërjes së saj.

 

  1. Pranimin e dorëheqjes datë 21 mars 2022 të Kryetarit të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha dhe pranimin e dorëheqjes datë 17 Maj 2023 si Nënkryetar i Partisë Demokratike të z. Enkelejd Alibeaj.

 

  1. Mbështetjen e plotë të të gjithë veprimtarisë së Grupit Parlamentare për mbrojtjen e interesit të Partisë Demokratike dhe vlerave të saj si opozita dhe altenativa e vetme për largimin e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e demokratëve si forcë qeverisëse.

 

  1. Grupi i deputetëve nismëtar i përbërë nga Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Ramadan Likaj, Saimir Korreshi, Xhelal Mziu, Dashnor Sula dhe Helidon Bushati, ngarkohen që të gjithë sëbashku, ose përmes një përfaqësuesi ligjor të caktuar në mënyrë të përbashkët, të ndjekin të gjitha hapat ligjor dhe statutor për zbatimin e këtij vendimi, si dhe për përfaqësimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në emër të organeve statutore të partisë, në rrugë ligjore për të kundërshtuar cdo akt që bie ndesh me pikat 1 dhe 2 të këtij vendimi. Gjithashtu, Këshilli Kombëtar i PDSH, si organi më i lart drejtues i Partisë, i autorizon që në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë ti drejtohen (si palë: paditës, i paditur, kërkues, person i tretë, ankues, etj.), gjykatave të të gjitha niveleve, për të kundërshtuar cdo akt të njëanshëm që bie ndesh me pikat 1 dhe 2 të këtij vendimi, si dhe për të kërkuar çregjistrimin e ish-Kryetarit të dorëhequr të PDSH, sipas deklaratës publike të datës 21 Mars 2022, në regjistrin e partive politike.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
bardhi Basha Këshilli Kombëtar PD zgjedhje ne PD

Nga e njëjta kategori

“Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”, Zamir Dedej tregon si mund të zhvillohet Zvërneci

më shumë...

Tavo: Lus Zotin, një projekt si i Zvërnecit ta ketë edhe Himara

më shumë...

Zvërneci, qytetarët e Shkodrës, Korçës dhe Pogradecit në protestë kundër projektit

më shumë...

VIDEO/ Zjarr në parkingun e një pallati në Astir, digjen një motor elektrik dhe një automjet

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:38

Zgjedhjet në Kosovë/ Mbi 95% e kutive...

10:19

Trump mesazh Iranit: Boll! Rikthehuni në negociata

9:50

Sulmet me raketa/ Deklarata e fortë e...

9:42

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani...

9:21

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi dy mijë...

8:46

“Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”,...

8:41

Brenda dasmës së Dua Lipës në Siçili,...

8:27

Zvërneci nuk lihet në dorë të investitorit,...

8:01

Tavo: Lus Zotin, një projekt si i...

7:48

Zvërneci, qytetarët e Shkodrës, Korçës dhe Pogradecit...

7:04

VIDEO/ Zjarr në parkingun e një pallati...

6:48

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

6:31

Nis protesta për Zvërnecin! Qytetarët mblidhen në...

6:24

“Investimi në Zvërnec, më i madhi në...

6:04

“Vlonjatët janë pro investimit në Zvërnec”/ Rama...

5:43

Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja në rënie krahasuar...

5:26

Juglindja “vuan” për punëtorë, mungesa të mëdha...

Violand Braçellari dhe Enea Mekolli
5:06

Vrasja e efektivit, zbardhen detaje nga operacioni:...

4:37

AKSK jep alarmin: Kujdes nga SMS-të mashtruese...

4:27

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm 22...

Më të klikuarat

  • “Policia qëlloi e para”/ Flet për herë të parë n...
  • Tragjike! Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar, Fatjo...
  • Kurorëzohet Miss Shqipëria 2026, Paola Avdylaj shpallet nga...
  • Paola Avdulaj shpallet më e bukura e Shqipërisë, rrëmben kur...
  • Gjendjet i mbytur një person në lumin Mat, dyshohet të jetë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.