Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 July 2026
Vizion fokus

Betejë me zjarret dhe të nxehtin, dhjetëra vatra mbeten...

Betejë me zjarret dhe të nxehtin, dhjetëra vatra mbeten...

“SPAK-u la të lirë Ermal Beqirin”, PD thotë se...

Në garë me kohën për të mbijetuarit, të paktën...

Balluku të premten në SPAK, pritet t’i komunikohet zgjatja...

Marrëveshja me SHBA-në në Kushtetuese, PD: Shtatë shkelje nga...

“Isha në jaht me Ivankën dhe Kushnerin kur zbuluan...

Bota në alarm, Irani gati të godiste me raketa...

Trump bëhet viral gjatë funeralit të senatorit amerikan, momenti...

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA dhe Arabia...

Me mbi 200 mijë euro të padeklaruara me vete/ Arrestohet 53 vjeçari në Muriqan

25 Gusht 15:57

Një 53 vjeçar është arrestuar në pikën kufitare të Murriqanit, pasi u kap me 200 mijë e 60 euro të padeklaruara me vete.

 

Arrestimi i shtetasit me iniciale I.B erdhi pas bashkëpunimit mes policisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi.

 

53 vjeçari ka qenë me një mjet “BENZ” kur ka tentuar të kalojë nga Shqipëria drejt Malit të Zi përmes pikës kufitare të Murriqanit.

 

Policia dyshon se këto para janë përfituar nga veprime kriminale, ndërsa shtetasi I.B po procedohet në gjendje të lirë për dy vepra penale.

 

Njoftimi i policisë:

 

Muriqan/Vijon bashkëpunimi intensiv me homologët dhe me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, për goditjen e veprimtarive të kundërligjshme ndërkufitare.

 

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

 

Sekuestrohen 202 060 euro, procedohet penalisht 53-vjeçari që nuk deklaroi këtë shumë parash, në PKK Muriqan.

 

Shërbimet e PKK Muriqan, në bashkëpunim me homologët në Mal të Zi dhe me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin I. B.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte ky shtetas, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën dhe sekuestruan 202 060 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Gjithashtu, kjo shumë parash dyshohet se është përfituar nga veprimtari kriminale.

 

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 53 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
deklrim i te ardhurave Murriqan policia

Nga e njëjta kategori

Zjarri në banesë, policia për tragjedinë në Shkodër: Humb jetën nëna 24-vjeçare dhe dy fëmijët e saj

më shumë...

Edhe farmacitë me listë borxhesh, shumë qytetarë në Korçë nuk kanë mundësi të paguajnë medikamentet

më shumë...

Goditi me grusht eprorin, arrestohet punonjësi i Policisë Bashkiake në Tiranë

më shumë...

Shkodër/ Zjarr në një banesë në Postribë, dyshohet se brenda ndodhen një grua me dy fëmijë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:54

Mali i Zi njeh me ligj pushimin...

4:30

Betejë me zjarret dhe të nxehtin, dhjetëra...

3:54

Zjarri në banesë, policia për tragjedinë në...

3:47

Edhe farmacitë me listë borxhesh, shumë qytetarë...

3:30

Goditi me grusht eprorin, arrestohet punonjësi i...

3:19

Shkodër/ Zjarr në një banesë në Postribë,...

3:01

Betejë me zjarret dhe të nxehtin, dhjetëra...

2:59

Mbështetja për sektorin e bujqësisë, ekspertët e...

2:43

“SPAK-u la të lirë Ermal Beqirin”, PD...

2:28

Bie numri i lindjeve në Fier, mjekët:...

1:54

Ermal Beqiri drejt ekstradimit, biznesmeni i arrestuar...

1:48

“Ai tha PO”, grimieri shqiptar me famë...

1:38

Në garë me kohën për të mbijetuarit,...

1:30

Balluku të premten në SPAK, pritet t’i...

1:21

Pjesë e një grupi kriminal në Itali,...

1:17

Marrëveshja me SHBA-në në Kushtetuese, PD: Shtatë...

12:07

“Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga trokoja,...

12:07

“Isha në jaht me Ivankën dhe Kushnerin...

11:22

Bota në alarm, Irani gati të godiste...

11:14

Tragjedi në Tushemisht, humb jetën 63-vjeçari, u...

Më të klikuarat

  • “Ai tha PO”, grimieri shqiptar me famë ndërkombë...
  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni
  • “Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga tr...
  • Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i saj abuzojnë s*ksualis...
  • Tërmeti me magnitudë 4 “zgjon” banorët e Elbasan...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.