Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 June 2026
Vizion fokus

Avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë të Pekinit...

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon koordinim me...

Tërmet i fortë godet një ishull jugor në Filipine

Shtyhen aplikimet për fermerët, ministri Salla: Edhe 10 ditë...

Sejko: Të rriten pagesat dixhitale! Por nga ana tjetër,...

Debate mes PS e PD për protestat, Mazniku: Tubimet...

Ukraina intensifikon operacionet, Zelensky miraton plan 40-ditor për presion...

“Benz”-i përfundon jashtë rrugës në Sarandë, ndahet më “dysh”...

Venezuelë/ Momenti kur një grua nxirret gjallë nga rrënojat...

Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe...

Kryeministrja Bërnabiç reagon ashpër ndaj BE-së

15 Gusht 13:15

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic, tha se Serbia është e vendosur për paqe dhe stabilitet, teksa reagoi ndaj një deklarate të Bashkimit Evropian lidhur me retorikën e ashpër midis zyrtarëve nga Serbia dhe Kosova.

“Përveç deklaratave të kota, BE-ja nuk është përgjigjur në asnjë mënyrë tjetër ndaj provokimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me konfliktin e armatosur me serbët”, tha Bërnabiq përmes një postimi në Twitter më 14 gusht.

Të dielën, BE-ja shprehu shqetësimin për deklaratat ku përmendet lufta dhe konflikti dhe dënoi retorikën nxitëse të liderëve politikë në Kosovë dhe Serbi.

“Politikanët e lartë nga të dyja palët do të mbahen përgjegjës për çfarëdo përshkallëzimi që mund të çojë deri te ndonjë rritje të tensioneve dhe potencialisht në dhunë në rajon”, u tha në deklaratën e zëdhënësit të BE-së, Peter Stano.

BE-ja po ashtu tha se të gjitha çështjet e hapura midis Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen përmes dialogut që Brukseli ndërmjetëson.

“Duke parë këtë deklaratë të BE-së, dikush mund të mendojë se sot është 1 Prilli. Duket shaka pa kripë. Për 175 ditë të plota, Kurti ka provokuar për një konflikt të armatosur me serbët”, tha Bërnabiq në përgjigjen e saj ndaj deklaratës së BE-së.

Reagimi i BE-së erdhi pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, kanë akuzuar njëri-tjetrin për nxitjen e një dhune të mundshme në Kosovë.

Më 11 gusht, Vuçic deklaroi se ka informacione për plane në veri të Kosovës dhe se autoritetet në Kosovë se po përgatiten për “likuidimi i popullit tonë” në veri të Kosovës.

Një ditë më vonë, Kurti u kundërpërgjigj duke thënë se Kosova dëshiron paqe dhe stabilitet. Ai tha se deklaratat që vijnë nga Serbia për dhunë dhe vrasje, “flasin për imagjinatën dhe mendimet” e zyrtarëve serbë.

Por, Ana Bërnabiq, tha se BE-ja mban fajin kryesor për situatën aktuale.

“Nëse BE-ja do ta bënte pjesën e saj, për të siguruar zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe të garantojë të drejta bazike të njeriut për serbët në Kosovë, gjërat do të ishin më ndryshe sot”, shtoi ajo.

Në kuadër të dialogut, Kosova dhe Serbia në prill të vitit 2013, arritën Marrëveshjen e parë të Brukselit, që synon të sjellë të dy shtetet më afër BE-së.

Por, Bërnabic tha se po afrohet dekada e parë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje dhe “BE-ja vetë e pranon se nuk mund ta detyrojnë Kurtin që të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, shtyllës së Marrëveshjes së Brukselit”.

Përveç marrëveshjes së vitit 2013, ku është përfshirë Asociacionin, palët më 2015 arritën Marrëveshjen mbi parimet për themelimin e tij, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se akordi nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive, ndërkaq Kosova kundërshton një asociacionin njëetnik.

Ndryshe, në Serbi ka pasur edhe reagime të tjera sa i përket deklaratës së BE-së. Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe tha se përkushtimi i Beogradit për dialogun nuk mund të vihet në pikëpyetje dhe i kërkoi BE-së të ndarë hapa.

“Nëse situata del jashtë kontrollit, përgjegjësinë do ta mbajnë ata që kanë mundur të veprojnë me kohë dhe me masa parandaluese, por nuk e kanë bërë një gjë të tillë”, u tha në deklaratën e kësaj zyreje.

Lidhur me deklaratën e BE-së ka reaguar edhe ministri serb për Punë të Brendshme, Aleksandar Vulin.

“Aleksandar Vuçiq nuk e ka përmendur asnjë luftën si mjet për të zgjidhur problemet me Prishtinën, prandaj Kurti e ka bërë këtë. Prandaj jam i befasuar që BE-ja ka kërkuar nga të dyja palët që të përmbahen”, tha Vulin përmes një deklarate.

Deklarata e BE-së erdhi katër ditë para se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, të takohen në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga blloku.

Ky do të jetë takimi i parë midis Kurtit dhe Vuçicit pas më shumë se një vit. Liderët u takuan vitin e kaluar dy herë, por asnjëri takim nuk solli ndonjë rezultat konkret./R.E.L

Posted Under:
Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
BE Bernabic kryeministraja

Nga e njëjta kategori

Qeveria miraton 300 kredi të buta për administratën, nga 1 korriku pensionet rriten me 2.7%

më shumë...

Sejko: Të rriten pagesat dixhitale! Por nga ana tjetër, rreth 5 miliardë euro qarkullojnë jashtë bankave

më shumë...

Debate mes PS e PD për protestat, Mazniku: Tubimet normale në demokraci. Boçi: Qeveria të ballafaqohet me qytetarët

më shumë...

Plaurent Dervishaj në burg për jetë, 35 vjet për Julian Meçen, shpallen fajtorë për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

4:26

Qeveria miraton 300 kredi të buta për...

4:20

Avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë...

3:42

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon...

3:09

Tërmet i fortë godet një ishull jugor...

3:07

Shtyhen aplikimet për fermerët, ministri Salla: Edhe...

2:24

Sejko: Të rriten pagesat dixhitale! Por nga...

2:20

Debate mes PS e PD për protestat,...

2:19

Publikohen notat e Matematikës, mbi 600 maturantë...

2:15

Rivitalizimi i Kalasë së Elbasanit, banorët kërkojnë...

2:09

Masa kundër zjarreve në Shkodër, vëmendja gjatë...

1:47

Ukraina intensifikon operacionet, Zelensky miraton plan 40-ditor...

1:44

Rama pret ish presidentin francez, kryeministri i...

12:40

“Benz”-i përfundon jashtë rrugës në Sarandë, ndahet...

12:21

Studimi zbulon se njerëzit që hanë këtë...

12:10

Europa në alarm nga i nxehti, rritet...

11:59

Venezuelë/ Momenti kur një grua nxirret gjallë...

10:57

Ndotet vija bregdetare e Himarës, reagon bashkia:...

10:54

EMRI/ Shpërndante drogë në Tiranë, arrestohet 35-vjeçari...

10:44

Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë,...

10:17

Aplikimi për kreditë e buta në Tiranë,...

Më të klikuarat

  • “Marsi te Binjakët do t’ju detyrojë të bëni ndry...
  • Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe katër nipë...
  • Publikohen notat e Matematikës, mbi 600 maturantë rezultojnë...
  • Të shtëna me armë zjarri në Shkodër
  • Studimi zbulon se njerëzit që hanë këtë ushqim të zakonshëm...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.