Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
08 June 2026
Vizion fokus

Sulmet me raketa/ Deklarata e fortë e ministrit izraelit:...

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani rrëzon dy...

“Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”, Zamir Dedej...

Zvërneci nuk lihet në dorë të investitorit, qeveria duhet...

Tavo: Lus Zotin, një projekt si i Zvërnecit ta...

Zvërneci, qytetarët e Shkodrës, Korçës dhe Pogradecit në protestë...

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

“Investimi në Zvërnec, më i madhi në Europë prej...

“Vlonjatët janë pro investimit në Zvërnec”/ Rama nga Elbasani:...

Vrasja e efektivit, zbardhen detaje nga operacioni: Enea Mekolli...

VIDEO/ Gruaja e Presidentit ukrainas Zelensky poston mesazhin e Linda Ramës: Jemi me ju, deri në fund

12 Mars 16:20

Bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, i ka dërguar një mesazh mbështetjeje bashkëshortës së Presidentit ukrainas Zelensky.

 

Linda Rama në mesazhin e saj thote se I gjithë populli shqiptar po e përjeton me dhimbje të madhe tragjedinë  e popullit ukrainas.

 

MESAZHI I PLOTE I LINDA RAMES:

 

Shumë e dashur Olena,

Unë, familja ime dhe i gjithë populli shqiptar po e përjeton me dhimbje të madhe tragjedinë  e vendit dhe popullin tuaj. Shqiptarët mund ta kuptojnë mirë atë çka po ndodh aty. Ne e dimë se çfarë mbjell lufta, kemi hapur dyert për gjysmë milionë shqiptarë të Kosovës, që iknin nga shtëpitë si ukrainasit e sotëm. Ne e dimë edhe se çfarë prodhon diktatura, pasi jetuam diktaturën më të egër në Europë. Ne, sikundër ju, jemi komb qe e kemi refuzuar çdo përpjekje të huaj për të na tjetërsuar identitetin tonë.

Ne sot e dimë që demokracia është përkatësi e popujve të lirë, ndërsa ju, ukrainasit, po ia rikujtoni botës së lirë se kjo përkatësi ka nje çmim, që mund të jetë i larte sa vetë jeta.

Populli juaj i ka dhënë shumë botës, në histori, kulturë dhe ekonomi.

Por sot, populli juaj po i jep botës së lire një mesazh zgjimi për kujtesën e saj të kërcënuar nga amnezia historike, një mesazh kuptimi për vlerat universale të rrezikuara nga interesat gjeopolitike, një mesazh shpëtimi për të ardhmen e saj të marrë peng prej frikës, njê shembull rezistence për të mos rënë në kurthet e së kaluarës, një thirrje për të jetuar me pulsin e kohës, me sfidat dhe endrrat e së ardhmes në botën që na bashkon.

Ju. heroikisht, po i jepni botës së lirë mundësinë të jetë e bashkuar dhe e vendosur, jo për ju, po për vetveten.

Shumë e dashur mike e panjohur,

Me dhimbjen e madhe që unë dhe çdo nënë shqiptare ndjen për jetët e humbura, për nënat me fëmijë që ndahen nga burrat e vajzat që ndahen prej të dashurve të tyre, lus Zotin që të të japë e t’ju japë forcën e madhe që ju duhet dhe uroj me gjithë zemër që triumfi i padiskutueshëm i lirisë së Ukrainës t’i kthejë sa më parë në shtëpinë e tyre ato miliona nena me fëmijë.

Me një admirim të madh për qëndresën tende pranë burrit tënd, së bashku me fëmijët e tu, të siguroj se jemi me ju, deri në fund!

 

 

Ishte vete bashkëshortja e Presidentit të Ukrainës, Olena Zelenska  e cila e ka postuar në profilin e saj në rrjetet sociale mesazhin e solidaritetit që i percolli gruaja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olena Zelenska (@olenazelenska_official)

Posted Under:
Bota Kronike Kryesoret Politike
Tagged:
Bashkëshortë Linda Rama lufte Mesazh Presidenti Ukrainas

Nga e njëjta kategori

Sulmet me raketa/ Deklarata e fortë e ministrit izraelit: Teherani duhet të digjet sonte!

më shumë...

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani rrëzon dy raketa balistike

më shumë...

“Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”, Zamir Dedej tregon si mund të zhvillohet Zvërneci

më shumë...

Tavo: Lus Zotin, një projekt si i Zvërnecit ta ketë edhe Himara

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:38

Zgjedhjet në Kosovë/ Mbi 95% e kutive...

10:19

Trump mesazh Iranit: Boll! Rikthehuni në negociata

9:50

Sulmet me raketa/ Deklarata e fortë e...

9:42

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani...

9:21

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi dy mijë...

8:46

“Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”,...

8:41

Brenda dasmës së Dua Lipës në Siçili,...

8:27

Zvërneci nuk lihet në dorë të investitorit,...

8:01

Tavo: Lus Zotin, një projekt si i...

7:48

Zvërneci, qytetarët e Shkodrës, Korçës dhe Pogradecit...

7:04

VIDEO/ Zjarr në parkingun e një pallati...

6:48

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

6:31

Nis protesta për Zvërnecin! Qytetarët mblidhen në...

6:24

“Investimi në Zvërnec, më i madhi në...

6:04

“Vlonjatët janë pro investimit në Zvërnec”/ Rama...

5:43

Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja në rënie krahasuar...

5:26

Juglindja “vuan” për punëtorë, mungesa të mëdha...

Violand Braçellari dhe Enea Mekolli
5:06

Vrasja e efektivit, zbardhen detaje nga operacioni:...

4:37

AKSK jep alarmin: Kujdes nga SMS-të mashtruese...

4:27

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm 22...

Më të klikuarat

  • “Policia qëlloi e para”/ Flet për herë të parë n...
  • Tragjike! Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar, Fatjo...
  • Kurorëzohet Miss Shqipëria 2026, Paola Avdylaj shpallet nga...
  • Gjendjet i mbytur një person në lumin Mat, dyshohet të jetë...
  • Masa e sigurisë nga Spitali i Traumës, Gjykata e Korçës lë n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.