Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 August 2026
Vizion fokus

“Blindohet” Vlora, kontroll makinave për armë

Arrestimi i Agasit dhe Shpatarakut, SPAK jep detaje

Gjendet në një kanal në Berlin një bombë e...

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi...

Arrestimi i Agasit, reagon Berisha: A është i vërtetë,...

Me bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra, momenti...

Dropull, zjarri rrezikon fshatin Selo

VIDEO/ Të rrethuar nga policia, dalin pamjet nga arrestimi...

Del FOTO nga arrestimi i Ergys Agasit, i prangosur...

“The Wanted”, policia jep detaje mbi arrestimin e Agasit...

“Tenderat me probleme, në SPAK”/ Rama: Ministrat, përgjegjës për prokurimet

13 Korrik 14:00

Pas kryetarëve të bashkive, kryeministri Edi Rama, mbledh ministrat për t’u komunikuar të njëjtin mesazh, se çdo rast i abuzimit me tenderat në institucionet që ata drejtojnë do të përfundojë në SPAK.

 

“Gjithë sistemi i prokurimeve publike duhet rrethuar me një mur të lartë për të penguar penetrimin e gjithë agjentëve atmosferikë, politik, mediatik, ekonomik social dhe kulturor.”

 

Si kryetarët e bashkive, ashtu edhe ministrat, theksoi kreu i qeverisë mbajnë të njëjtën përgjegjësi në  përmbushjen e kritereve ligjore për prokurimet publike.

 

“Titullarët e autoriteteve kontraktore janë përgjegjës direkt për menaxhimin e fondeve.”

 

Si shqetësuese, kreu i qeverisë, veçoi mosreagimin e institucioneve pas rekomandimeve të Agjencisë së Prokurimeve Publike për parregullsitë e vërejtura në tendera.

 

“Çdo rast i tillë do të shkojë në SPAK dhe do të shkojë nga kjo godinë këtu. A është i qëllimshëm a është injorancë në raport me etikën shtetërore, këtë çështje indiferentët përkatës, ta shpjegojnë duke marrë avokat me vete.”

 

Referuar të dhënave të një raporti të Agjencisë së Prokurimeve Publike për periudhën Janar 2020 – Prill 2021, kryeministri risolli në vëmendje atë që ai e quan kanceri që po ha para, prokurimet publike me negocim të drejpërdrejt dhe vendosjen e kritereve të veçanta që çojnë në përjashtimin e operatorëve ekonomik, duke bërë që deri në 50 për qind të rasteve fituesi i tenderave të jetë i njëjti.

 

“Që autoritetet kontraktore duhet të monitorojnë edhe sjelljen e operatorëve ekonomik, tërheqjen nga gara, nënshkrimet e kontratave, rrotacionet ne ofertim, ofertimet fiktive, duhet të marrin masa për të referuar rastet në institucionet përkatëse për hetime administrative dhe kur e shohin të arsyeshme, autoritetet kontraktore t’i adresojnë edhe në organet e prokurorisë.”

 

Paralajmërimet e Edi Ramës se kushdo që abuzon me tenderat do të përballet me drejtësinë, vjen pas arrestimit të 9 zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme për tenderin e uniformave të policisë, ngjarje për të cilën kryeministri nuk bëri asnjë reagim.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Edi Rama ministrat Tenderat

Nga e njëjta kategori

Arrestimi i Agasit dhe Shpatarakut, SPAK jep detaje

më shumë...

Arrestimi i Agasit, reagon Berisha: A është i vërtetë, apo dorëzim me kusht?

më shumë...

Me bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra, momenti kur Agasi shoqërohet në ambientet e komisariatit

më shumë...

VIDEO/ Të rrethuar nga policia, dalin pamjet nga arrestimi i Agasit dhe Shpatarakut

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:40

“Blindohet” Vlora, kontroll makinave për armë

11:36

Arrestimi i Agasit dhe Shpatarakut, SPAK jep...

10:50

Pse nuk duhet ta pini asnjëherë ujin...

10:39

Gjendet në një kanal në Berlin një...

10:07

Eklipsi hënor te peshqit, si do të...

9:35

Situata e zjarreve në vend, ministria jep...

9:30

Arrestimi i Agasit, reagon Berisha: A është...

9:23

Me bluzë të bardhë dhe pantallona të...

9:16

Dropull, zjarri rrezikon fshatin Selo

9:08

VIDEO/ Të rrethuar nga policia, dalin pamjet...

9:03

Del FOTO nga arrestimi i Ergys Agasit,...

8:37

“The Wanted”, policia jep detaje mbi arrestimin...

8:31

Trauma në fëmijëri lë “gjurmë” në tru...

8:02

I ndoqën nga Elbasani dhe i kapën...

7:56

Arrestimi Agasit në Durrës, bashkë me të...

7:43

Ishte duke lëvizur me makinë, arrestohet në...

7:36

Arrestohet Ergys Agasi

7:30

“PriceWatch Albania”, Ibrahimaj: Në shtator lançojmë “Pasqyra...

7:24

Kurti dhe Abdixhiku sërish në takim për...

7:01

Tmerr në Spanjë, fëmijët gjejnë të pajetë...

Më të klikuarat

  • Tjetër ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan me thi...
  • Tragjedi në Montana/ 44-vjeçari vret tetë familjarë, mes tyr...
  • Arrestimi Agasit në Durrës, bashkë me të në makinë ndodhej...
  • EMRAT/ Kush është shqiptari që vrau gruan në Greqi, viktima...
  • Arrestohet Ergys Agasi
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.