Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 August 2026
Vizion fokus

Vlorë/ Burri godet bashkëshorten me sqepar në ballë

Bilanci tronditës pas përmbytjeve në Nepal, 165 viktima dhe...

Përshkallëzohen tensionet në Ngushticën e Hormuzit! Goditet një tjetër...

“Blindohet” Vlora, kontroll makinave për armë

Arrestimi i Agasit dhe Shpatarakut, SPAK jep detaje

Gjendet në një kanal në Berlin një bombë e...

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi...

Arrestimi i Agasit, reagon Berisha: A është i vërtetë,...

Me bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra, momenti...

Dropull, zjarri rrezikon fshatin Selo

Mali i Zi, pa hetime ndaj krimeve të luftës

5 Korrik 08:07

Drejtori i Komitetit Malazez të Avokatëve për të Drejtat e Njeriut, Velija Muriq në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës tha se gjykatat në Malin e Zi nuk janë të përkushtuara për drejtësi dhe për t’u marrë seriozisht me rastet e dyshuara për krime lufte.

 

Muriq vlerëson se që nga pavarësia e Malit të Zi janë mbajtur vetëm 8 gjyqe për krime lufte dhe vetëm një autor është dënuar. Ai vë në dukje se nëse nuk ndërmerren hapat e duhur në ndriçimin e rasteve të krimeve të luftës, Malin e Zi e presin problemet serioze në integrimet evropiane.

 

Analistët dhe njohësit e çështjeve juridike në Mal të Zi vlerësojnë se sistemi gjyqësor në vend nuk ka vullnet dhe dëshirë për ndjekje penale të krimeve të luftës.

 

Duke folur për Zërin e Amerikës Velija Muriq tha se gjykatat në Mal të Zi nuk janë të përkushtuara për drejtësi dhe për t’u marrë me të kaluarën e kohës së luftës.

 

“Mungon gatishmëria e gjykatave malazeze për procese të drejta gjyqësore, pasi vet kamë qenë i pranishëm nëpër seanca të ndryshme gjyqësore si mbrojtës i viktimave dhe familjeve të dëmtuara. Kjo sinjalizon se gjykatat në Mal të Zi nuk janë të përkushtuar për drejtësi dhe për tu marrë seriozisht me të kaluarën e luftës”.

 

Muriq vlerëson se nga pavarësia e Malit të Zi janë mbajtur vetëm tetë gjyqe për krime lufte, ku vetëm një autor është dënuar. Ai theksoi rastin e Husajve, në kufirin midis Malit të Zi dhe Kosovës ku 6 civilë të pafajshëm u ekzekutuan nga ish-ushtria jugosllave.

 

“Çështja e Husajve dhe vrasja e civilëve shqiptarë, fëmijë, pleqë dhe plaka, ku brenda një dite u ekzekutuan 6 persona, tregon turpin e gjykatës malazeze. Në vend që të bënin një ekspertizë të drejtë dhe të paanshme, ata lejuan që trupat e 6 viktimave nga spitali i Andrijevicës në Mal të Zi, ku u bë ekzaminimi i trupave të tyre, të transferohen në një fshat të Kosovës, afër Pejës, për të inskenuar se gjoja atje personat janë vrarë në konfrontim me forcat e armatosura serbe”, tha Muriq.

 

Ai vuri në dukje se në Mal të Zi , të dyshuarit për krime lufte vazhdojnë të jenë të lirë, ndërkohë që në progres raportin, Komisioni Europian përsëriti paralajmërimet se krimet e luftës duhet të jenë një përparësi e lartë për prokurorët malazezë.

 

“Kriminelët e luftës në Mal të Zi lëvizin të lirë dhe në këtë drejtim nuk ka ndonjë zhvillim pozitiv të gjyqësisë malazeze. Nëse nuk ndërmerren hapat e duhura në ndriçimin e rasteve të shumta të krimeve të luftës, atëherë Malin e Zi e presin problemet serioze në integrimet evropiane”, tha Drejtori i Komitetit Malazez të Avokatëve për të Drejtat e Njeriut, Velija Muriq./ VOA

Posted Under:
Bota Rajoni
Tagged:
Krime lufte Mali i Zi

Nga e njëjta kategori

Bilanci tronditës pas përmbytjeve në Nepal, 165 viktima dhe mijëra të zhdukur

më shumë...

Përshkallëzohen tensionet në Ngushticën e Hormuzit! Goditet një tjetër cisternë, shpërthen zjarr në bord

më shumë...

Gjendet në një kanal në Berlin një bombë e Luftës së Dytë Botërore

më shumë...

Tmerr në Spanjë, fëmijët gjejnë të pajetë prindërit në një vaskë hidromasazhi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:53

FOTO/ Ergys Agasi tentoi t’i largohej policisë...

9:45

Arrestimi i Ergys Agasit, Maks Haxhia shkon...

9:42

Situata me zjarret në vend, Ministria e...

9:18

Bulqizë/ Zjarri në fshatin Vajkal, era dhe...

9:00

Vlorë/ Burri godet bashkëshorten me sqepar në...

8:48

Bilanci tronditës pas përmbytjeve në Nepal, 165...

8:31

Përshkallëzohen tensionet në Ngushticën e Hormuzit! Goditet...

8:17

“Do të keni probleme financiare”, parashikimi i...

8:05

Temperatura deri në 40 gradë Celcius, parashikimi...

11:40

“Blindohet” Vlora, kontroll makinave për armë

11:36

Arrestimi i Agasit dhe Shpatarakut, SPAK jep...

10:50

Pse nuk duhet ta pini asnjëherë ujin...

10:39

Gjendet në një kanal në Berlin një...

10:07

Eklipsi hënor te peshqit, si do të...

9:35

Situata e zjarreve në vend, ministria jep...

9:30

Arrestimi i Agasit, reagon Berisha: A është...

9:23

Me bluzë të bardhë dhe pantallona të...

9:16

Dropull, zjarri rrezikon fshatin Selo

9:08

VIDEO/ Të rrethuar nga policia, dalin pamjet...

9:03

Del FOTO nga arrestimi i Ergys Agasit,...

Më të klikuarat

  • Tjetër ngjarje e rëndë në Greqi, shqiptari vret gruan me thi...
  • Tragjedi në Montana/ 44-vjeçari vret tetë familjarë, mes tyr...
  • Arrestimi Agasit në Durrës, bashkë me të në makinë ndodhej...
  • Strehimi për mjekët dhe infermierët, ministria ofron 70 kred...
  • Arrestohet Ergys Agasi
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.