Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
08 June 2026
Vizion fokus

Sulmet me raketa/ Deklarata e fortë e ministrit izraelit:...

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani rrëzon dy...

“Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”, Zamir Dedej...

Zvërneci nuk lihet në dorë të investitorit, qeveria duhet...

Tavo: Lus Zotin, një projekt si i Zvërnecit ta...

Zvërneci, qytetarët e Shkodrës, Korçës dhe Pogradecit në protestë...

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

“Investimi në Zvërnec, më i madhi në Europë prej...

“Vlonjatët janë pro investimit në Zvërnec”/ Rama nga Elbasani:...

Vrasja e efektivit, zbardhen detaje nga operacioni: Enea Mekolli...

DW:Trazira pas vrasjes së të riut 25 vjeçar në Tiranë

10 Dhjetor 09:12

Protesta e shoqërisë civile dhe rinisë të mërkurën (9.12) në Tiranë u shoqërua edhe me sulme ndaj institucioneve shtetërore, tentativa të protestuesve për të hyrë brenda Kryeministrisë, zjarr pemëve të Krishtlindjes si edhe përdorim të gazit lotsjellës nga policia. Shkak i protestës u bë vrasja e një të riu:  Shkaku i protestës u bë vrasja e një të riu: Në minutat e para të pas mesnatës së të martës, (8.12) një efektiv i forcave speciale të policisë hapi zjarr dhe qëlloi për vdekje të riun 25 vjeꞔar Klodian Rasha, që po kthehej në banesën e tij, në zonën e Laprakës, kur ishte ora policore e ndalim qarkullimit si masë kufizuese anti Covid.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, viktima nuk ndaloi kur këtë ia kërkoi efektivi i forcave speciale. Përkundrazi vrapoi gjë që solli ndjekjen e tij nga polici dhe më pas hapjen zjarr. 25 vjeꞔari i plagosur rëndë humbi jetën në spital.

Të njëjtat burime njoftojnë se polici që qëlloi është arrestuar dhe ndaj tij janë hapur hetimet nga Prokuroria për  veprat penale “vrasje në tejkalim të kompetencave dhe shpërdorim detyre”. Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit  thanë të mërkurën për DW, se “kanë filluar hetimet për zbardhjen  e ngjarjes së rëndë. Policia nuk do të japë detaje dhe nuk do t’i përgjigjet pyetjeve të medias para se kjo të ndodhë.”

Kronikë e një proteste në kohë COVID-19

Protesta filloi në paraditen e të mërkurës dhe vijoi deri në mbrëmje, Në parullat e tyre protestuesit kërkuan “Drejtësi për Klodianin” dhe dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi. Në parullat e tyre demonstruesit e cilësonin demokracinë në Shqipëri “jo funksionale dhe  fallco”. Protesta kaloi nga paqësore në dhunë ndaj policisë dhe institucioneve shtetërore. Tensionet me policinë nisën para Ministrisë së Brendshme, kur protestuesit qëlluan  me sende të forta  godinën e kësaj Ministrie dhe me hurma, frutin që kishte në duar i riu Klodian Rasha, kur u qëllua me armë zjarri. “Hurmat nuk vrasin” lexohej në parullat e protestuesve. Protestuesit i vunë flakën Pemës së Krishtlindjeve në Sheshin Skënderbe.

Situata u tensionua më tej kur protestuesit u spostuan nga Ministria e Brendshme, para Kryeministrisë. Pasi qëlluan me sende të forta derën kryesore të kryemistrisë ata tentuan të hynin brenda. Situata doli jashtë kontrollit të policisë kur protestuesit dhe forcat e policisë patën përplasje fizike dhe u rivendos kur mbërritën forcat speciale, që përdorën ujë me presion ndaj protestuesve. Ata u zbrampsën nga dera kryesore e hyrjes ne Kryeministri dhe i vunë zjarrin Pemës së Krishtlindjeve, të vendosur para godinës. Pas kryeministrisë protestuesit iu drejtuan sërish Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës dhe u shpërndanë. Pastaj protesta rinisi në orën 22.00 kur fillon ora policore në shenjë kundërshtimi ndaj vrasjes së Klodian Rashës që theu atë duke mos iu bindur urdhrit të policit për të ndaluar. Sipas njoftimit të policisë protesta e të mërkurës shkaktoi  9 policë të plagosur dhe 1 protestues,  kryesisht në kokë nga goditja me sende të forta..

E drejta e hapjes zjarr dhe një shërbim i munguar

Në ligjin e Shqipërisë për funksionimin e Policisë së Shtetit ka disa nene lidhur me të drejtën e përdorimit të armës së zjarrit. Përdorimi i armës së zjarrit kundër 25 vjeçarit Klodian Rasha nuk bën pjesë në asnjë nga nenet e ligjit. Në to theksohet domosdoshmëria e paralajmërimit dhe hapja zjarr jo për të shkaktuar humbjen e jetës, gjë që nuk ka ndodhur në rastin e viktimës.

Hetimi pritet të nxjerrë në dritë rrethanat ende të panjohura. Burime konfidenciale nga Policia thanë për Deutsche Wellen, që efektivi i Forcave speciale është në gjendje të rënduar psikologjike. Të njëjtat burime pohuan se në Shqipëri mungon shërbimi psikologjik për efektivat e policisë, që në punëne tyre të përditshme ndeshen me anën e errët të shoqërisë, me krimin, gjë që sjell pasoja negative në shëndetin e tyre mendor. Pandemia Covid-19 ka shkaktuar një stres të madh edhe mes efektivave të policisë që duhet të kontrollojnë zbatimin e masave kufizuese, distancimin social, vendosjen e maskave. Mungesa e shërbimit psikologjik për të menaxhuar stresin shkakton edhe veprime të tilla, argumentuan burime konfidenciale për Deutsche Wellen.

Posted Under:
Kronike
Tagged:
25 vjecar DW Tirane Trazira vrasje

Nga e njëjta kategori

Zvërneci, qytetarët e Shkodrës, Korçës dhe Pogradecit në protestë kundër projektit

më shumë...

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

më shumë...
Violand Braçellari dhe Enea Mekolli

Vrasja e efektivit, zbardhen detaje nga operacioni: Enea Mekolli u vra pa qëlluar asnjë plumb, Braçellari hapi zjarr sapo pa policinë dhe tentoi të largohej

më shumë...

AKSK jep alarmin: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoba trafiku, synojnë vjedhjen e të dhënave bankare

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:38

Zgjedhjet në Kosovë/ Mbi 95% e kutive...

10:19

Trump mesazh Iranit: Boll! Rikthehuni në negociata

9:50

Sulmet me raketa/ Deklarata e fortë e...

9:42

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani...

9:21

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi dy mijë...

8:46

“Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”,...

8:41

Brenda dasmës së Dua Lipës në Siçili,...

8:27

Zvërneci nuk lihet në dorë të investitorit,...

8:01

Tavo: Lus Zotin, një projekt si i...

7:48

Zvërneci, qytetarët e Shkodrës, Korçës dhe Pogradecit...

7:04

VIDEO/ Zjarr në parkingun e një pallati...

6:48

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

6:31

Nis protesta për Zvërnecin! Qytetarët mblidhen në...

6:24

“Investimi në Zvërnec, më i madhi në...

6:04

“Vlonjatët janë pro investimit në Zvërnec”/ Rama...

5:43

Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja në rënie krahasuar...

5:26

Juglindja “vuan” për punëtorë, mungesa të mëdha...

Violand Braçellari dhe Enea Mekolli
5:06

Vrasja e efektivit, zbardhen detaje nga operacioni:...

4:37

AKSK jep alarmin: Kujdes nga SMS-të mashtruese...

4:27

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm 22...

Më të klikuarat

  • “Policia qëlloi e para”/ Flet për herë të parë n...
  • Tragjike! Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar, Fatjo...
  • Kurorëzohet Miss Shqipëria 2026, Paola Avdylaj shpallet nga...
  • Masa e sigurisë nga Spitali i Traumës, Gjykata e Korçës lë n...
  • Gjendjet i mbytur një person në lumin Mat, dyshohet të jetë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.