Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 June 2026
Vizion fokus

Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe mbi 50...

E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli...

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me...

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe goditi anije...

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim,...

Marijuanë, kokainë dhe hashash, arrestohet shqiptari në Itali! Në...

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 589 numri i viktimave,...

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja flet për...

Avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë të Pekinit...

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon koordinim me...

Lidhja mes vaksinës së fruthit, shytave e rubeolës me koronavirusin

4 Korrik 08:23

Ekspertët që kanë shqyrtuar të dhënat gjatë pandemisë së koronavirusit kanë vërejtur se vendet që kanë patur shpërthime të fruthit kohët e fundit, kanë më pak vdekje dhe pasoja serioze nga koronavirusi. A është kjo rastësi? Apo ka diçka në lidhje me vaksinën për fruthin, shytat dhe rubeolën që të mbron nga prekja më e rëndë nga koronavirusi?

Vitin e kaluar, kur fruthi përfshiu Samoan, punonjësit e shëndetësisë shkuan derë më derë me vaksinat e fruthit, shytave dhe rubeolës dhe vaksinuan 90 përqind të popullsisë, të rinj dhe të moshuar me vaksinën MMR.

Pastaj koronavirusi filloi të përhapej nëpër botë, por çuditërisht, Samoa në Oqeanin Paqësor ka shumë pak raste.

Madagaskari, Hong Kongu dhe Koreja e Jugut gjithashtu patën shpërthime të fruthit kohët e fundit, fushata të fuqishme vaksinimi dhe nivele më të ulëta të COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri.

Jeff Gold i Organizatës Botërore analizon shifrat.

“Ekziston një lidhje e qartë midis vaksinimit të fruthit, shytave dhe rubeolës dhe popullatës që kanë imunitet më të madh nga COVID-19“.

Më pas zoti Gold vërejti vendet me nivele të ulëta të vaksinimit për fruthin dhe gjeti të kundërtën.

“Italia ishte një nga vendet më pak të vaksinuara me vaksinën MMR në vitin 2002, me nën 80%, më pas vjen Britania, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe pastaj Gjermania“.

Të dhënat e zotit Gold tregojnë se aty ku të rriturit janë vaksinuar me vaksinën MMR, ata ishin shumë më pak të prekshëm nga koronavirusi sesa homologët e tyre në vendet e tjera.

Një studim në Universitetin e Kembrixhit zbuloi se është pjesa e ilaçit të rubeolës në vaksinën MMR ajo që duket se siguron imunitetin.

Shkencëtarët në disa vende po e studiojnë këtë teori. Një studim i fëmijëve refugjatë sirianë në një prej kampeve në Turqi tregoi se ata kishin gjashtë herë më pak të ngjarë të shtroheshin në spital me COVID-19 sesa shtetasit turq.

Studiuesi turk, Dr. Ramazan Okyay thotë se nevojiten studime më të zgjeruara.

“Duhet të bëhet një studim me njerëz që e kanë marrë vaksinën MMR, përveç fëmijëve si imigrantë, ushtarë, udhëtarë dhe ti krahasojmë ato me një grup të ngjashëm të rriturish që nuk kanë bërë vaksinën MMR“, thotë dr. Okyay.

Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjes infektive në SH.B.A., thotë se gjithçka që njerëzit mund të bëjnë për të përmirësuar shëndetin dhe për të mbrojtur veten nga një sëmundje ia vlen të bëhet, veçanërisht gjatë një pandemie.

“Ekziston teoria se nëse vaksinoni dikë me një vaksinë të efektshme kundër, le të themi, fruthit, kjo do t’ju jepte mbrojtje – gjithashtu kundër koronavirusit. Kjo është një teori që nuk është vërtetuar përfundimisht“.

Hulumtuesit shpresojnë që studimet e tyre mund ta vërtetojnë këtë lidhje.

Nëse është e vërtetë, vaksina e fruthit, shytave dhe rubeolës mund të përdoret gjerësisht në botë pa prova të mëtejshme, sepse është e sigurt dhe e disponueshme. Shpresa është se mund të na mbrojë derisa të kemi një vaksinë kundër COVID-19./VOA

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
Fruth koronavirus vaksine

Nga e njëjta kategori

Foto ilustruese

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me kallashnikov

më shumë...

Policia e Shtetit shpëton dy turiste holandeze që kishin mbetur në Shpellën e Pëllumbasit

më shumë...

Dita e 27-të e protestës në Tiranë, vijojnë thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Rama

më shumë...

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim, por projekt rigjenerimi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:26

Bilanc katastrofik në Venezuelë, 920 viktima dhe...

9:57

E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk...

Foto ilustruese
9:13

Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari...

9:03

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

9:00

Policia e Shtetit shpëton dy turiste holandeze...

8:20

Trump: Irani shkeli armëpushimin, lëshoi dronë dhe...

8:08

Dita e 27-të e protestës në Tiranë,...

7:58

AAK ndihmë me kushte Albin Kurtit, mirëpritet...

7:30

Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës:...

7:29

Tensioni i lartë i gjakut? Kardiologët rekomandojnë...

7:16

Marijuanë, kokainë dhe hashash, arrestohet shqiptari në...

6:49

Kosovë/ KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të...

6:09

Tërmetet në Venezuelë, shkon në 589 numri...

5:20

Dyndja drejt Juglindjes “paralizon” qarkullimin, radhë kilometrike...

4:40

“Shqipëria është më mirë se kurrë”, Gonxhja...

4:26

Qeveria miraton 300 kredi të buta për...

4:20

Avioni përplaset me rrokaqiellin më të lartë...

3:42

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon...

3:09

Tërmet i fortë godet një ishull jugor...

3:07

Shtyhen aplikimet për fermerët, ministri Salla: Edhe...

Më të klikuarat

  • Foto ilustruese Të shtëna me armë në Tiranë, 18-vjeçari qëllon me kallashnik...
  • Tragjedi në SHBA, gjyshja helmoi vajzën e saj dhe katër nipë...
  • E përqafoi për ta shpëtuar, por nuk ia doli të mbijetonte, n...
  • Rama reagon për Banjot Termale të Bënjës: S’ka betonizim, po...
  • Publikohen notat e Matematikës, mbi 600 maturantë rezultojnë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.