Policia e Bulqizës ka vënë në pranga pronarin e lokalit ku u plagos një ditë më parë vëllai i Kryetarit të Bashkisë Bulqizë, Vangjel Alla.
Ky i fundit gjatë një konflikti të castit në një lokal në Bulqizë u qëllua e armë zjarri në bark nga shtetasi I.Dani, që mundi të arratisej.
Per pasoje uniformat blu kane vënë në pranga 37 vjeçarin B.Ç pasi akuzohet se ka fshehur provat e plagosjes se Allës, ndodhur në lokalin e tij.
Gjithashtu policia ka arrestuar edhe bashkëpuntorin e autorit i cili dyshohet se e ka ndihmuar për tu larguar.
Në kërkim nga uniformat blu vijon të jetë 31 vjeçari I.Dani si autori kryesor i plagosjes së rëndë të 41 vjeçarit Vangjel Alla, ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm.
Kryebashkiaku Lefter Alla tha nje dite me pare se ngjarja nuk ka lidhje fare me detyren e tij pasi ka qene nje konflikt i castit.





