Gjatë një aksioni në Kavajë Plazhi i Lirë ka vënë në dispozicion të pushuresve 1500 m2 plazh të zaptuara në mënyrë të paligjshme dhe ka sekuestruar 200 shezlongë dhe 140 çadra plazhi, të vendosura në mënyrë të paligjshme në hapësirat publike.
Në kuadër të këtij operacioni janë ndjekur penalisht 6 persona, mes tyre zyrtarë të bashkisë së Kavajës të cilët akuzohen se kanë lejuar këto biznese të ushtrojnë aktivitet të paligjshëm.
Sipas policisë nën hetim janë shtetasit P. P., me detyrë përgjegjës i Zyrës së Kadastrës Urbane dhe të Menxhimit të Aseteve Publike, M. Sh., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Tatim Taksave Vendore dhe Q. L., me detyrë Kryeinspektor i Policisë Bashkiake në Bashkinë Kavajë.
Gjithashtu nën hetim janë vënë edhe tre administratorë të subjekteve, . F., B. Ç. dhe M. B.





