Një gjimnaz ne Korçe është përfshirë nga paniku i epidemisë se fruthit.
Ne shkollën “Themistokli Gërmenji” një nga me te mëdhatë ne qarkun juglindor janë identifikuar dy raste me fruth.
Ne këto kushte Drejtoria e Shëndetit Publik ka nisur vaksinimin ne mënyrë emergjente te gjithë nxënësve qe nuk e kishin bere vaksinën antifruth.
Mjeket e spitalit bëjnë me dije se kemi te bëjmë me raste te dyshuara dhe janë marre masat për personat e rrezikuar.
Ne qarkun e Korçës ka pasur edhe raste te tjera te te prekurve nga fruthi, ndërsa gjendja po mbahet nen kontroll te vazhdueshëm nga ana e Drejtorisë Rajonale te shëndetësisë.





