Gjykata e Vlorës dha mësën e sigurisë “arrest me burg” për Admir Delaj, i akuzuar për vrasjen e fatmir hodos, të premten, në fshatin Kote.
Seanca është zhvilluar me dyer te mbyllura, ndërkohë që para turpit gjykues delaj ka shfaqur pendesë për krimin. 44 vjecari akuzohet për “vrasje me dashje”.
Admir Delaj qëlloi me arme gjahu Fatmir Hodon, administrator i nje njësie ne bashkine e Selenices, në një lokal në qendër të fshatit, duke e lënë te vdekur në vend.
Dyshohet se shkak i vrasjes ka qenë një konflikt i nisur vite më parë mes tyre për shkaqe pronësie.






