Rama priti në ambjentet e kryeministrisë, një grup mesuesish me të cilët pati një diskutim mbi problematiket dhe kapacitetet që ofrojnë shkollat në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.
Rama tha se kjo qeverisë ka rritur në mënyre të dukshme numrin e nxënësve të cilët kanë mundësi të marrin sot tekstet shkollore falas
Kreu I qeverise shtoi se tashmë është dyfishuar numri I mësuesve të cilët punojnë me grupin e femijeve me aftësi të kufizuara dhe në total këtë vit do të jenë 700 të tillë në shërbim të kësaj kategorie.
“ Tashmë mund të themi që tesktet shkollore janë më cilësore falë zëvëndësimeve që ne kemi bërë kohët e fundit. Nga ana tjeterf janë 10 mijë nxenës në vend të cilët këtë vit shkollor do të futen ne ambjente krejtësisht të reja. Mjaft shkolla janë rikonstruktuar dhe të tjera janë bërë nga e para. Investimet në këtë drejtim do të vijojnë”





