Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
08 June 2026
Vizion fokus

Sulmet me raketa/ Deklarata e fortë e ministrit izraelit:...

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani rrëzon dy...

“Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”, Zamir Dedej...

Zvërneci nuk lihet në dorë të investitorit, qeveria duhet...

Tavo: Lus Zotin, një projekt si i Zvërnecit ta...

Zvërneci, qytetarët e Shkodrës, Korçës dhe Pogradecit në protestë...

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

“Investimi në Zvërnec, më i madhi në Europë prej...

“Vlonjatët janë pro investimit në Zvërnec”/ Rama nga Elbasani:...

Vrasja e efektivit, zbardhen detaje nga operacioni: Enea Mekolli...

Venezuela: Një vend që po shpërthen nga brenda

Nga Uta Thofern
Gazetare
7 Gusht 13:28

Nga Uta Thofern

Raportimet për një atentat të supozuar kundër kryetarit të shtetit Nicolas Maduro shtrojnë shumë pyetje. Vetëm njëra prej tyre ka marrë që tani përgjigje: i vetmi që përfiton prej tyre është Maduro.

Këtë herë qenë “ushtarët me fanella”. Nicolas Maduro ka denoncuar të paktën njëzet grushte shteti dhe/ose atentate ndaj jetës së tij. Për ta dëmtuar asnjëri nuk e ka dëmtuar. Përkundrazi, nga çdo sulm real apo i imagjinuar, qoftë ai nga bota e jashtme “imperialiste” ose nga opozita “ekstremiste e djathtë” regjimi merr forcë të re.

Incidenti më i fundit tregon se Venezuela jo vetëm që ndodhet në një krizë të rëndë politike dhe ekonomike, por edhe në një luftë informative. Sepse, nuk është e sigurtë që kryetari i shtetit Maduro të jetë sulmuar vërtet nga një dronë. Agjencisë së lajmeve AP zjarrfikës nga Caracasi i thanë se shkaku ishte shpërthimi i një cisterne gazi në një apartament.

Maduro shfrytëzon çdo incident të ri për të ndërmarrë një gjueti shtrigash ndaj opozitës, për fjalë vulgare kundër shteteve fqinje si Kolumbisë dhe jo së fundi për spastrime në radhët e veta dhe të ushtrisë. Dhe çdo incident i ri largon vëmendjen nga problemet gjithnjë e më shumë të padurueshme të Venezuelës.

Benzina është më e lirë se uji

Sulmi i supozuar u ndërmor gjatë paradës për 81 vjetorin e Gardës Kombëtare të Venezuelës – tri ditë pasi Maduro pati shpallur një politikë të re për benzinën. Dhe vetëm një ditë pasi qeveria urdhëroi të numërohen automjetet në vend, të shoqëruar me deklaratën se vetëm pjesëmarrësit e numërimit do të merrnin edhe më tej benzinë me çmime të subvencionuara. Një mbushje serbatori në Venezuelë kushton më pak se një cent Euroje, por benzinën vendi me rezervat më të mëdha të naftës në botë, në masën më të madhe duhet ta importojë, sepse industria vendase ka kohë që është rrënuar.

Po pak ditë më parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaroi se inflacioni sivjet në Venezuelë do të arrijë kuotën 1.000.000 = 1 milion përqind. Me një reformë monetare qeveria do të eleminojë që këtë vit pesë zero të vlerës nominale të bolivarit.

 

Fëmijë që vuajnë nga uria

Krahas benzinës, në Venezuelë janë të subvencionuara edhe shumë gjëra të tjera – energjia, transporti i distancave të shkurtra, ushqimet, medikamentet. Por për të munguar mungojnë të gjitha, sepse vendi nuk i gjeneron këto burime në deviza, të cilat i duhen për importet. “Revolucioni bolivian” i ka paralizuar me sukses kapacitetet e prodhimit të Venezuelës. Të panumërta janë raportimet për të sëmurë të pafurnizuar në spitale të rrënuara, për fëmijë që vuajnë nga uria, për emigrantë të dëshpëruar.

Përpjekjet e regjimit për të ndërmarrë hapa kundër këtyre zhvillimeve jo vetëm që duken gjithnjë e më të hutuara, por edhe janë të tilla. Venezuela është rrënuar kaq në themel, sa do t’i duhen dekada që vendi dikur më i pasur i Amerikës së Jugut të paktën t’i afrohet standardit të jetesës së fqinjëve të tij. Këtu nuk bën dobi as liberalizimi i pjesshëm i kursit të këmbimit.

Zor se mund të bëhet më e rrezikshme për një qeveri diçka tjetër më shumë se eleminimi i subvencioneve. Për këtë ka shembuj nga shtetet e tjera të Amerikës Latine dhe jo së fundi nga vetë Venezuela. Nicolas Maduro e di këtë, por zor se do të jetë në gjendje ta pengojë këtë. Regjimi i tij po e drejton Venezuelën me vendosmëri drejt humnerës.

Pavarësisht se natyrisht ky nuk mund të jetë asnjë justifikim për atentat – për këtë as nuk ka shkak. Pas Maduros janë në gatishmëri shumë pasardhës e pasardhëse të gatshëm për të luftuar, të cilët nuk presin asgjë nga një ndërrim i regjimit, por që i kanë të gjitha arsyet për t’u frikësuar maksimalisht. Sinjalet flasin për shpërthim përbrenda: “socializmi i shekullit të 21-të” dikur do të pësojë kolaps e do të thërmohet./DW

 

Posted Under:
Opinion
Tagged:
Maduro shperthim Trazira Vend Venezuela

Nga e njëjta kategori

Çfarë do të thotë kapja e Maduros për Rusinë?

më shumë...

Dronët ukrainas që po godasin arkën e luftës së Rusisë

më shumë...

“Lokalet” në Kosovë do të sjellin ndryshim pushteti në veri

më shumë...

A mund të heqë dorë Turqia nga energjia ruse?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:38

Zgjedhjet në Kosovë/ Mbi 95% e kutive...

10:19

Trump mesazh Iranit: Boll! Rikthehuni në negociata

9:50

Sulmet me raketa/ Deklarata e fortë e...

9:42

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani...

9:21

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi dy mijë...

8:46

“Zonat e mbrojtura nuk janë zona ushtarake”,...

8:41

Brenda dasmës së Dua Lipës në Siçili,...

8:27

Zvërneci nuk lihet në dorë të investitorit,...

8:01

Tavo: Lus Zotin, një projekt si i...

7:48

Zvërneci, qytetarët e Shkodrës, Korçës dhe Pogradecit...

7:04

VIDEO/ Zjarr në parkingun e një pallati...

6:48

Plagosje me armë zjarri në Vlorë

6:31

Nis protesta për Zvërnecin! Qytetarët mblidhen në...

6:24

“Investimi në Zvërnec, më i madhi në...

6:04

“Vlonjatët janë pro investimit në Zvërnec”/ Rama...

5:43

Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja në rënie krahasuar...

5:26

Juglindja “vuan” për punëtorë, mungesa të mëdha...

Violand Braçellari dhe Enea Mekolli
5:06

Vrasja e efektivit, zbardhen detaje nga operacioni:...

4:37

AKSK jep alarmin: Kujdes nga SMS-të mashtruese...

4:27

Trump: Iranit i kanë mbetur vetëm 22...

Më të klikuarat

  • “Policia qëlloi e para”/ Flet për herë të parë n...
  • Tragjike! Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar, Fatjo...
  • Kurorëzohet Miss Shqipëria 2026, Paola Avdylaj shpallet nga...
  • Gjendjet i mbytur një person në lumin Mat, dyshohet të jetë...
  • Masa e sigurisë nga Spitali i Traumës, Gjykata e Korçës lë n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.