Pas Belgjikes, Anglia dhe Gjermania ishin dy kombëtaret e radhës qe prenë biletat per ne finalet e kampionatit botëror qe do te zhvillohen ne rusi vitin e ardhshëm. Ne Uembli skuadra e Gareth Sauthgate mundi Slovenine ne minutat shtese 1-0 duke arritur kualifikimin nje jave nga përfundimi i Grupit F. Pas nje pjese te pare per t’u harruar, tre luanët rriten presionin ne te dytën, duke krijuar disa raste per avantazhin. Atëherë kur mendohej se sfida do te mbyllej ne barazimin, ishte bomberi i Totenhemit, kapiteni i ri Hari Kein, i cili ne minutën e 4 te shtesës surprizoi portierin Oblak.
Pas krahëve te anglezeve, u ngjiten kushërinjtë e tyre skoceze, te cilët ne Gllazgou munden Slovakine 1-0. Goli i vetem ne Hamden Park u shënua dy minuta nga fundit pas nje autogoli te Skretel. Me kete humbje, Slovakia e Hamshik rrezikon seriozisht kualifikimin 9 fitore ne po kaq takime. 38 gola te shënuar dhe vetëm 3 te pësuar. Gjermania i mbylli kualifikimet e botërorit me pike te plota 27 ne vend te pare pas fitores 3-1 ne Belfast me Irlanden e Veriut. Te ashtuquajturit “pancerat” gjeten avantazhin qe ne minutën e 2 me Rudi, ndërsa ne te 21-en Vagner dyfishoi rezultatin.
4 minuta nga fundi Kimich shënoi te tretin per Gjermaninë përpara se Magenis ne minutën e 93 shënoi golin e nderit për irlandezo-verioret. Fitore e rëndësishme per Danimarkën qe ne Podgorice mundi rivalin direkt Malin e Zi 1-0, duke u ngjitur ne vendin e dyte ne Grupi E. Goli i skandinaveve u shënua ne minutën e 31 nga Eriksen. Fale kësaj fitore, Danimarka ngjitet ne kuotën e 19 pikëve, 3 me shume se malazezet dhe tre pike larg Polonisë se vendit te pare qe fitoi ne Armeni 6-1.





