Pas publikimit të fotos së Klaudia Pepas, një foto e shkrepur nga fotografi shqiptar Renuar Locaj, në revistën prestigjoze “Vogue Italia”, duket se fotografi shqiptar ka arritur një tjetër sukses. Këtë herë bëhet fjalë për fotot të cilat ai ka zhvilluar me modelen Dania Bazaiti.
Bukuroshja shqiptare ka pozuar topless dhe fotot e saj janë bërë pjesë e një editorial në revistën prestigjoze Ellements Magazine New York. Dania shfaqet tejet e bukur, sensuale, e brishtë, shumë femërore.
“Fotot janë pjesë e një editoriali publikuar në një revistë në New York, Ellements Magazine,” – shprehet fotografi i njohur.
Duket se gjërat janë duke i ecur më shumë se mbarë Renuarit i cili është duke u përgatitur dhe për shumë projekte të tjera të rëndësishme të kësaj natyre.





