Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
29 April 2026
Vizion fokus

E pazakontë, gruaja sjell në jetë foshnjen në avion,...

Sulmi me armë në dy institucione, zbardhet dëshmia e...

Marrëveshje Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve në Shqipëri, Nufi:...

Paqja fiskale ende në letër, nuk janë miratuar aktet...

“Mjaft me djem të mirë”, Trump ashpërson tonet ndaj...

Veliaj “rrëzohet” për paraburgimin, Apeli nuk pranon kërkesën për...

Shqipëria dhe Polonia ratifikojnë marrëveshjen për sigurimet shoqërore, Malaj:...

Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u...

Karta e fundit e Mbretit Charles në takimin me...

Gjysmëfinale e “çmendur” në Champions League, PSG mposht Bajernin...

Negociatat LSDM-BDI, cilat janë qëndrimet e palëve?

23 Shkurt 12:17

BDI dhe LSDM shprehen optimiste lidhur me arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re. Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, por edhe çështjeve tjera që janë pjesë e deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare po analizohen nga grupet e punës së dy partive.

 

Zaev: Jemi afër harmonizimit të qëndrimeve

 

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka thënë se me Ahmetin kanë arritur të harmanizojnë qëndrimet për pjesën më të madhe të ligjit të ri për gjuhën, por për të arritur një marrëveshje finale nevojitet që grupet e punës të punojnë edhe në detajet e fundit që të mos lihet asnjë boshllëk për kontestimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuese.

 

“Dëshira ekziston, dallimet janë të vogla dhe shpresoj se shpejtë do të arrihet marrëveshja. Duam të gjejmë zgjidhje të mirë, ligje me zbatim të mirë në praktikë dhe në funksion të Kushtetutës. Zgjidhja për përdorimin e gjuhëve do të jetë në përputhje me Kushtetutën. Maqedonia kishte durim në gjithë këto ditët e fundit, mendoj se janë në pyetje disa ditë për marrëveshje”, ka deklaruar Zoran Zaev, duke theksuar se për miratimin e ndryshimeve të tilla nuk do të ketë nevojë për ndryshimin e Kushtetutës. Zaev thotë se për pikat tjera nga platorma e përbashkët e partive politike shqiptare që fituan mandate në përbërjen e re parlamentare, LSDM dhe BDI kanë qëndrime të njëjta, përfshirë edhe atë për buxhetin dhe shpërndarjen e barabartë të parave të shtetit apo për investime edhe në zonat e banuara me shqitparë.

 

“Në pjesën e BE-së dhe NATO-s, kemi qëndrime të përbashkëta sikur edhe për çështjen që ka të bëjë me vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale. Zgjidhje kemi gjetur për çështjet ekonomike, apo të barazisë ekonomike, për të gjitha rajonet e vendit, jo vetëm ato të një entiteti të caktuar. Do të ketë një trup kontrolli i cili para miratimit të buxhetit do t’i ketë parasyshë të gjitha aspektet për ndarjen e barabartë të buxhetit”, është shpreh Zoran Zaev kryetar i LSDM-së.

 

 

Ahmeti : Zgjidhjet duhet të jenë të qëndrueshme

 

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur për afrimin e qëndrimeve me LSDM, por pa saktësuar nëse mund të flitet për një koalicion të ri me ate. Nevoja është shumë e madhe të ketë komunikim mes partive politike që janë të interesuara që vendi të jetojë në paqe dhe qetësi.

 

“Ne jemi për një zgjidhje të drejtë, të mirë dhe të qëndrueshme. Janë momente vendimtare që gjuha shqipe duhet të ketë statusin e merituar, status i cili buron edhe nga vet Kushtetuta e Maqedonisë, pra gjuhën të cilën e flasin mbi 20 % e qytetarëve është gjuhë zyrtare në këtë vend”, ka deklaruar Ali Ahmeti.

 

“Tani për tani nuk bëhet fjalë për ndërtime të koalicionit. Të gjitha takimet me LSDM kanë për qëllim të shihet se ku janë dallimet substanciale mes dy subjekteve politike, nuk dua të flas për pesimizëm”, thotë Ali Ahmeti. BDI së shpejti do të ftojë organet drejtuese të partisë që të analizojë opsionet e paraqitura në opinion dhe të vendosë për opsionin më të pranueshëm dhe të realizueshëm për vendin dhe për qytetarët.

 

 

Marrë nga Deutche Welle

Posted Under:
Rajoni
Tagged:
BDI LSDM Maqedoni qeveria

Nga e njëjta kategori

Sulmi me armë në dy institucione, zbardhet dëshmia e 89-vjeçarit: Nuk doja të vrisja askënd, ja pse e bëra

më shumë...

Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet me plumb në kokë, merren në pyetje tre persona

më shumë...

Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi

më shumë...

Ministri Hoxha mohon fyerjet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut: S’ka tymnajë që na ndan!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:52

E pazakontë, gruaja sjell në jetë foshnjen...

12:46

Sulmi me armë në dy institucione, zbardhet...

12:37

Ju kruhet trupi pa arsye? Epo nuk...

12:34

Veterani i UÇK-së mbërrin në Kosovë pas...

12:30

Marrëveshje Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve në...

12:24

Firmoset marrëveshja Ficantieri-KAYO për prodhimin e anijeve...

11:45

Paqja fiskale ende në letër, nuk janë...

11:23

“Mjaft me djem të mirë”, Trump ashpërson...

11:14

“Natë e rëndë për Kosovën”, Vjosa Osmani...

11:13

Veliaj “rrëzohet” për paraburgimin, Apeli nuk pranon...

11:06

Kërkimi shkencor, Kumbaro: Trefishohet buxheti! Shkollat do...

10:55

Shqipëria dhe Polonia ratifikojnë marrëveshjen për sigurimet...

10:45

Pas momenteve pasionante, Indri ka një mesazh...

10:22

Indri dhe Vanesa i dorëzohen pasionit, ndodh...

10:08

Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi,...

9:59

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja...

9:46

I presin rrugën dhe zbresin me vrap...

9:29

Kjo shenjë horoskopi hyn në periudhë të...

9:04

Ngërç politik në Kosovë, vendi sërish në...

8:59

Karta e fundit e Mbretit Charles në...

Më të klikuarat

  • Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet...
  • Pas momenteve pasionante, Indri ka një mesazh për prindërit...
  • Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
  • Genc Mhillaj dhe Kreshnik Mujeci Priti 10 vite për të marrë hakun e babait! Djali i Genc Mhil...
  • Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.