Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
01 June 2026
Vizion fokus

Antonio Costa nis turin në Ballkan, Presidenti i Këshillit...

Ilir Meta reagon nga qelia për humbjen e babait

“Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh?”, Monika Kryemadhi...

“Laguna është në pikë të hallit, lërini të mbarojnë...

Berisha reagon për “Zvërnecin”: Rrëmbimi i protestuesit ishte akt...

Dhuna në Zvërnec, Rama: Nuk ishte shtetërore, siç ndodh...

“Nuk po ndërtohet në Vjosë”, Rama flet për projektin...

“Nuk do t’iu tradhtoj kurrë”, Rama tregon të vërtetat...

Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë...

“Më tregoni me gisht si prurësin e një fatkeqësie...

Thomas Strakosha, portier i dyti më i mirë në Serie A

13 Tetor 21:35

Thomas Strakosha mposht Etrit Berishën në klasifikimin e portierëve më të mirë të Serisë A të publikuar sot nga “Gazzetta dello Sport”. E përditshmja më e madhe sportive në Itali ka bërë një renditje me dhjetë futbollistët më të mirë për secilin rol, bazuar në votën mesatare të marrë gjatë shtatë javëve të para të kampionatit.
Në renditjen e portierëve, Strakosha vlerësohet me notën 6.5 dhe pozicionohet i dyti, pas talentit të Milanit, Xhanluixhi Donaruma. 21-vjeçari i Lacios lë pas në radhë Sheznin e Romës, Handanoviçin e Interit, Konsiljin e Sasuolos dhe Etrit Berishën në vendin e gjashtë. Shqiptari i Atalantës ka notën 6.38 dhe klasifikohet sipër Bixarrit të Peskarës, Skorupskit të Empolit, Hartit të Torinos, Rafaelit të Kaljarit dhe Perinit të Xhenoas.
Ndërkohë, rivali i Strakoshës te Lacio, Federiko Marketi dhe ai i Berishës tek Atalanta, Marko Sportielo, bëjnë pjesë në listën e portierëve më të dobët.
Kështu, “derbin” e portierëve kuqezi në Serinë A për momentin e fiton Strakosha. Së shpejti këtë duel me shumë gjasa do ta shohim edhe në Kombëtaren shqiptare, ku Berisha tani për tani është titullar i padiskutueshëm.
Renditja e portierëve:
1-Donaruma (Milan) 6,8
2 – Strakosha (Lacio) 6,5
3 – Shezni (Roma); Handanoviç (Inter) 6,5
5 – Konsilji (Sasuolo) 6,43
6 – Berisha (Atalanta) 6,38
7 – Bixarri (Peskara) 6,36
8 – Skorupski (Empoli); Hart (Torino) 6,3
10 – Rafael (Kaljari); Perin (Xhenoa) 6,25.

Posted Under:
Bota Sport
Tagged:
Berisha Duel futboll kombetarja Kombëtarja Shqiptare Lazio Seria A sport strakosha

Nga e njëjta kategori

SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, Teherani kundërpërgjigjet, rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit

më shumë...

Negociatat me SHBA-të/ Ministri i Jashtëm i Iranit: Derisa bisedimet të finalizohen, çdo gjë është spekulim

më shumë...

Presidenti Pezeshkian jep dorëheqjen

më shumë...

Tragjedi në Holandë, humb jetën një person pasi ra nga një balonë me ajër

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

3:06

“Çfarë lajmesh duhet të pres secili prej...

2:51

“Miss Shqipëria” ndalet në Kavajë, vajzat e...

2:42

A është takuar me Vanesën pas Ferma...

2:14

“Respektoni sundimin e ligjit, kriter i BE-së”,...

Foto arkiv
1:43

Antonio Costa nis turin në Ballkan, Presidenti...

1:23

Ilir Meta reagon nga qelia për humbjen...

1:11

Hita: Policia e Vlorës, e paaftë. Drejtori...

1:09

“Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh?”,...

12:35

Ndërron jetë babai i Ilir Metës, kreu...

12:16

Dy javë nga finalja e Ferma VIP,...

12:05

Hiqet teli me gjemba në Zvërnec

11:19

“Laguna është në pikë të hallit, lërini...

11:18

Berisha reagon për “Zvërnecin”: Rrëmbimi i protestuesit...

11:09

BKH kontrolle për “Zvërnecin”, agjentët sekuestrojnë dokumente...

10:59

Dhuna në Zvërnec, Rama: Nuk ishte shtetërore,...

10:58

“Nuk po ndërtohet në Vjosë”, Rama flet...

10:48

“Pishë Poro nuk është një zonë e...

10:34

“Nuk do t’iu tradhtoj kurrë”, Rama tregon...

10:24

Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar,...

10:18

“Më tregoni me gisht si prurësin e...

Më të klikuarat

  • Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë...
  • Ndërron jetë babai i Ilir Metës, kreu i PL-së do të marrë pj...
  • “Çfarë lajmesh duhet të pres secili prej jush”...
  • “Nuk do t’iu tradhtoj kurrë”, Rama tregon...
  • Trump ashpërson kushtet për marrëveshjen me Iranin
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.