Kërkonte te vriste kandidatin republikan per president Donald Trump, por eshte ndaluar ne kohe nga policia. Nje 19-vjeçar britanik tentoi t’i rrëmbente pistoletën nje agjenti gjate nje takimi elektoral te multimiliarderit ne Las Vegas, me te cilën me pas do te qëllonte Trump, por fale ndërhyrjes se policisë u shmang nje ngjarje e rende.
Michael Steven Sandford i tha nje gjykatësi pas arrestimit se prej nje viti përpiqej ta vriste kandidatin republikan, por vendosi te vepronte ne takimin ne Las Vegas, pasi ndihej i sigurte. Ai bisedoi me policin te cilit i tha se kërkonte autograf nga Trump, përpara se te përpiqej te grabiste armen. Sandford sqaroi se nese nuk do t’ia kishte dale mbanë do te tentonte serish ne takimin e radhës ne Phoenix. Ai ndodhej ne SHBA prej nje viti e gjysme ku jetonte ilegalisht pas skadimit te vizes. Ky eshte incidenti i radhës ne takimet e Trump, ku ka pasur edhe protesta e perplasje me policinë. Kjo ngjarje ndodhi ne nje kohe kur ne SHBA eshte rindezur debati per armët, veçanërisht pas ngjarjes ne Florida ku 49 vete u vrane ne nje klub homoseksualësh. Ne senat u rrezua nje projektligj per forcimin e kontrollit ndaj armeve. Për miratimin e ligjit nevojiteshin 60 vota, por pro votuan vetem 53 senatorë. Drafti parashikonte kufizim te shitjes se armeve per personat e përfshire ne listën e te dyshuarve per terrorizëm.
Tentoi të vriste Donald Tramp





