Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
20 August 2026
Vizion fokus

Euro në “pikiatë”, bie në 92 lekë. Tjetër dobësim...

Deputetja e PD: 95% e qytetarëve kundër shkrirjes së...

SHBA-ja rithekson thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

Nga njeriu i dytë më i pasur i Azisë...

Tragjedi në Japoni, treni ekspres përplas për vdekje 4...

Portugalia ndalon mbulimin e fytyrës në publik, deri në...

Sot do merrej vendimi për shkrirjen e bashkisë së...

Rusët tërheqin miliarda nga llogaritë e tyre bankare

Nëna që tronditi Britaninë, e futi të birin në...

Momente paniku për turistët, “rrëmbehen” nga rrjedha e fuqishme...

Gjykata e lë në burg, Ylli Zalla: U vetëdorëzova, i prisja të vinin, policia më ka futur në hasmëri

19 Gusht 13:30

Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest në burg” për Ylli Zallën, i cili u arrestua pas disa muajsh në arrati. Në seancën gjyqësore, Zalla ka mohuar se përbën rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërsa ka pretenduar se ndodhet nën kërcënim për jetën.

“Jam vetëdorëzuar, i prisja që të vinin”, mësohet të ketë deklaruar Zalla para gjykatës, duke pretenduar gjithashtu: “Duan të më vrasin. Policia më ka futur në hasmëri me…”.

Mbrojtja e tij ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie, duke kundërshtuar pretendimin se 49-vjeçari paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sipas argumenteve të mbrojtjes, armët dhe municionet e sekuestruara janë gjetur në një zonë me ferra, pas banesës, dhe nuk kanë qenë të ruajtura apo të ambalazhuara në mënyrë të tillë që të tregonin përdorim të menjëhershëm.

Ylli Zalla, 49 vjeç, u arrestua në fshatin Zall të Fushë-Krujës, pas një operacioni të koduar “Fundi i Arratisë”. Sipas Policisë, ai ishte lokalizuar në një zonë të pyllëzuar, ku strehohej në një objekt të pabanuar rreth 500 metra larg banesës së tij.

Gjatë arrestimit, efektivët i sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe tre krehra. Në operacion morën pjesë forca të RENEA-s dhe të Policisë së Shtetit.

Zalla ishte shpallur në kërkim dhe prej muajsh sfidonte publikisht Policinë e Shtetit përmes videove live dhe intervistave nga vendlindja e tij. Gjatë kohës që ishte në arrati, ai ishte intervistuar edhe nga gazetarë të ndryshëm.

Arrestimi i tij erdhi vetëm një ditë pasi 49-vjeçari publikoi një video, pas një sulmi me tritol ndaj banesës së tij. Ngjarja është bërë pjesë e pretendimeve të tij para gjykatës, ku ka deklaruar se ndihet i kërcënuar dhe se ekziston një rrezik për jetën e tij.

Gjykata, megjithatë, vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e çështjes.

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi

Nga e njëjta kategori

Plagoset me thikë një grua në Delvinë, dërgohet me urgjencë në spital

më shumë...

Euro në “pikiatë”, bie në 92 lekë. Tjetër dobësim i monedhës europiane përballë lekut

më shumë...

Çfarë është prediabeti?

më shumë...

Emigrantët nisin kthimin drejt Greqisë, radhë të gjata në Kapshticë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:41

Plagoset me thikë një grua në Delvinë,...

1:22

Euro në “pikiatë”, bie në 92 lekë....

1:13

Çfarë është prediabeti?

12:57

Emigrantët nisin kthimin drejt Greqisë, radhë të...

12:53

Ky gabim me kondicionerin gjatë verës mund...

12:36

U arrestua me maskë silikoni duke kaluar...

12:14

Durrës, goditet lokali ku zhvilloheshin lojëra fati,...

11:34

Dy shqiptarë arrestohen në Mykonos për shpërndarje...

11:32

Deputetja e PD: 95% e qytetarëve kundër...

11:18

SHBA-ja rithekson thirrjen për formimin e institucioneve...

11:08

Nga njeriu i dytë më i pasur...

11:03

EMRI/ Kapet në Malësi të Madhe 32-vjeçari...

10:53

Zjarri përfshin pyjet në Gramsh, zjarrfikësit ecin...

10:48

Tragjedi në Japoni, treni ekspres përplas për...

10:45

Zjarret/ Disa vatra ende aktive në qarkun...

10:40

Portugalia ndalon mbulimin e fytyrës në publik,...

10:36

Sot do merrej vendimi për shkrirjen e...

10:27

PDK-ja bllokon hyrjen e Qeverisë së Kosovës...

10:17

Nuk mund të arrinte në maternitet, nëna...

10:15

Rusët tërheqin miliarda nga llogaritë e tyre...

Më të klikuarat

  • Tragjike! Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 23 pe...
  • U vra me thikë në Ksamil, ky është 20-vjeçari portugez
  • “I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin port...
  • Nëna që tronditi Britaninë, e futi të birin në operacione të...
  • Kaloi 70 vite në burg, i shpëtoi 8 herë ekzekutimit, i dënua...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.