Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur në Velipojë, pasi i ka shpërthyer tubi i gazit të mjetit lundrues.
Bnëhet me dije se ndërsa 39-vjeçari E.N ishte duke zbritur nga mjeti lundrues, aksidentalisht i ka shpërtheyr tubi i gazit.
Për pasojë 39-vjeçari ka pësuar djegie në trup dhe është dërguar për ndihmë të specializuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Njoftimi:
Rreth orës 19:00, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Velipojë, dyshohet se, gjatë zbritjes nga karroceria e një mjeti lundrues në pronësi të tij, shtetasit E. N., 39 vjeç, i ka shpërthyer aksidentalisht tubi i gazit të këtij mjeti lundrues.
Si pasojë, 39-vjeçari ka pësuar djegie në trup. Pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Shkodër, ai po transportohet drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





