Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 August 2026
Vizion fokus

“Rruga jonë drejt BE, e qartë”, Rama: Shqipëria është...

Reali, dy goditje në pak orë! Blen Diomande dhe...

Zelensky viziton nesër Serbinë, takim me Vuçiç për të...

Salah, “faraon” në Trabzon, egjiptiani mrekullohet nga pritja në...

Akt heroik, pronari i kafenesë hidhet në det dhe...

Referendume për hartën e bashkive? Kume: Vendimi i Kolegjit...

Hapet një segment i korridorit VIII, Rama: Rruga e...

TikTok-er me diplomë, Universiteti në Amerikë hap degën e...

VIDEO/ Mrekulli në Brazil, përfundoi nën rrotat e kamionit,...

Senatorët kërkojnë që SHBA-ja të rivendosë sanksione ndaj zyrtarëve...

“Nuk kemi marrëveshje”, Kurti flet pas takimit me Abdixhikun

4 Gusht 21:33

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha pas takimit mbi tre orësh me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, se nuk kanë arritur një marrëveshje për krijimin e institucioneve.

“Marrëveshje politike nuk kemi. Diskutuam për qasje të ndryshme, për mundësitë që i kemi përpara. Kemi nevojë për një marrëveshje politike, e cila respekton rezultatin zgjedhor, nuk e zëvendëson atë, por e shndërron edhe në kontribut për stabilitet institucional dhe funksionim të Republikës”, tha Kurti.

Ai shtoi se koha për arritjen e një marrëveshjeje është shkurtuar dhe pa të, vendi rrezikon sërish të shkojë në zgjedhje.

Ndërkaq, duke hyrë në Kuvend, Kurti deklaroi se ai ka mbështetje të mjaftueshme për Kuvendin dhe Qeverinë, por “për zgjedhjen e presidentit nuk ka përgjegjësi vetëm mazhoranca, por edhe opozita”.

LDK-ja ka thënë se është e gatshme të ndihmojë në krijimin e institucioneve të reja. Megjithatë, partia e Abdixhikut ka thënë se dëshiron marrëveshje për tri institucionet: Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën.

Abdixhiku, ndërkaq, nuk është prononcuar për media se çfarë pret nga ky takim.

Ai ishte i shoqëruar nga nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, dhe ish-presidentja Vjosa Osmani

Takimi vjen dy ditë para mbajtjes së seancës konstituive për legjislaturën e njëmbëdhjetë.

Më herët, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se në takimin me Abdixhikun po shkonte me “me vullnet të mirë, me gatishmëri për marrëveshje”.

Kurti po ashtu tha se në takim do të ishte edhe anëtari i kryesisë së LVV-së, Hekuran Murati.

“Synimi ynë është që të bëhet konstituimi i institucioneve të legjislaturës së 11-të. Fatkeqësisht, dy partitë e tjera nuk e konsideruan të nevojshme apo të arsyeshme që të takohemi. Unë mendoj ndryshe. Përderisa me Aleancën nuk jemi takuar fare, besoj që ka pasur shumë nevojë që të takohemi përsëri me kryetarin e PDK-së. Tash, unë do të shkoj atje me ministrin e Financave, që njëkohësisht është anëtar i Kryesisë së Vetëvendosjes, Hekuran Muratin”, tha Kurti më herët gjatë 4 gushtit./REL/

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Abdixhiku kurti marreveshje Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

A e zvogëlon vërtet deti stresin dhe ankthin? Çfarë thotë neuroshkenca

më shumë...

Deri në fund të verës, këto shenja Horoskopi do të kenë gjetur dashurinë e vërtetë

më shumë...

Me çantë në shpinë, i maskuar dhe me kapele, momenti kur 33 vjeçari i vë zjarrin shtëpisë së konkurrentit në biznes

më shumë...

Reali, dy goditje në pak orë! Blen Diomande dhe rinovon me Vinicius, Rodri pranë Barcelonës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:33

A e zvogëlon vërtet deti stresin dhe...

3:00

Deri në fund të verës, këto shenja...

2:59

“Rruga jonë drejt BE, e qartë”, Rama:...

2:56

Me çantë në shpinë, i maskuar dhe...

2:52

Reali, dy goditje në pak orë! Blen...

2:45

Zelensky viziton nesër Serbinë, takim me Vuçiç...

2:43

Salah, “faraon” në Trabzon, egjiptiani mrekullohet nga...

2:42

Akt heroik, pronari i kafenesë hidhet në...

2:41

Referendume për hartën e bashkive? Kume: Vendimi...

2:25

Hapet një segment i korridorit VIII, Rama:...

2:17

TikTok-er me diplomë, Universiteti në Amerikë hap...

2:00

VIDEO/ Mrekulli në Brazil, përfundoi nën rrotat...

2:00

Senatorët kërkojnë që SHBA-ja të rivendosë sanksione...

1:41

Studiuesit: Gjatësia e kofshës mund të zbulojë...

1:22

Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi,...

1:06

Aksident fatal në Gjermani, shuhet familja nga...

12:38

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm,...

12:32

Kujtohet publicisti Teodor Keko, aktivitet në Muzeun...

12:13

“Benzi” përplaset me furgonin tek “pushimi i...

12:10

Digjen zinxhir kazanët e mbeturinave në Durrës,...

Më të klikuarat

  • Aksident i rëndë në Greqi, humbin jetën nënë e bir nga Shqip...
  • Skandal në bandën muzikore, drejtori i grupit sulmon s*ksual...
  • Kërcënoi me jetë kamarierin dhe administratorin e hotelit në...
  • Detaje nga aksidenti i rëndë në Greqi, nënë e bir po shkonin...
  • Humbi ndjenjat gjatë punës në një kantier ndërtimi, ndërron...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.