Me debate është shoqëruar séance e sotme plenare mes deputetit të Partisë “Mundësia” Erald Kapri dhe kreut të grupit parlamentar të PS-s,ë Taulant Balla.
Kapri akuzoi mazhorancën se, ndërsa paraqet projektligje që sipas tij nuk i japin zgjidhje krizës së bujqësisë, po mban në sirtar një nismë për shitjen e tokës bujqësore shtetërore shtetasve të huaj.
Nga ana tjetër, Balla i cilësoi këto pretendime të pavërteta, duke theksuar se ndryshimet ligjore lidhen me detyrimet për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian.
Kreu i grupit socialist e quajti Kaprin “gënjeshtar me pagesë” dhe e sfidoi të depozitonte kallëzim në SPAK nëse disponon prova për akuzat e ngritura ndaj qeverisë.
Kapri: Sot në këtë seancë ka 5 projektligje për bujqësinë në Shqipëri. Projektligje të cilat nuk sjellin ndonjë vlerë të shtuar për sa kohë prej disa vitesh, bujqësia është në rënie të lirë. Fermerët janë goditur rëndë për shkak të zhvlerësimit të euros. Fermerët po e ndiejnë më shumë se kushdo tjetër. Në sirtar mazhoranca po mban një projektligj diabolik që mesa duket do vijë shumë shpejt. Është projektligji për shitjen e tokës bujqësore publike ndaj shtetasve të huaj. Shqipëria ka 120 mijë hektarë tokë bujqësore në pronësi të shtetit. Në vend që qeveria të mendonte që këto toka të përdoreshin për kompensimin e pronarëve shqiptarë të cilët ende presin një përgjigje nga qeveria, qeveria ka plane të tjera. Ka nisur zbatimin për miratimin e këtij projektligji me porosi nga parlamenti shqiptar. Osmani, aktori turk, erdhi vjet në Vlorë, bëri dy ditë pushime, dhe na u shit sikur erdhi promovoi turizmin shqiptar. Qeveria shqiptare përmes një vendimi të posaçëm i dha Osmanit 1 mln metër katror tokë, në një nga zonat më të lakmuara të Vlorës. Gjithë ajo zonë e lakmuar, janë më dhjetëra familje vlonjate që janë nëpër gjyqe dhe presin të marrin përgjigje për pronësinë e atyre tokave që kanë trashëguar. Çfarë do bësh Taulant? Do nxjerrësh letrat e bixhozit dhe do fillosh të bësh bixhoz me fatin e shqiptarëve? Taulant u ka dalë boja, u ka ardhur fundi. Nuk do të ketë më Kanye ËEST që do t’u dalë për Zot. Është gjithë bota e civilizuar që është më të rinj shqiptarë. Jeni bërë të urryer Taulant.
Balla: Gënjeshtar me pagesë. I vetmi njeri që do mbahesh mend në Kuvendin e Shqipërisë që erdhe si një mbajtës çante i një deputeti tjetër je ti. Kur nxehesh tregon që e ke mizën nën kësulë. Miza lëviz dhe të shkakton çorientim mendor. Ti je një gënjeshtar me pagesë, erdhe këtu, bërë përsëri të njëtin gabim dhe u kape me presh në dorë. Iu referove ligjit për tokën bujqësore. Erdhe këtu dhe the që ligji për tokën bujqësore është më porosi dhe po e bën Taulanti”. Ndërkohë që Taulanti i bie ka koprruptuar BE-në. prandaj gënjeshtrat i kanë këmbët e shkurtra. Mban në dorë një letër bakalli që nuk thotë asgjë. Vjen këtu dhe vijon të mbrosh intereat e Agron Shehajt nga i cili paguhesh. Agron Shehaj dhe familjarë të tij janë ndër personat më të përfshirë në hajdutërinë dhe masakrat e pronave në Vlorë. Në legjislacionin evropian thuhet qartë që jemi të detyruar dhe ne, Shqipëria që e kishim në ligj pamundësimin e shitjes së tokës bujqësore, duhet ta përafrosh atë me legjislacionin e BE-së. Këto ligje që diskutojmë dhe votojmë janë pjesë e një pakete të rëndësishme për përafrimin e legjislacioniit. Nuk kanë të bëjnë me pretendimet që një deputet ngre. Ke akuza zotëri? Erdhe the që ku ligj po bëhet me porosi. Shko bëj kallëzim penal në SPAK.





